Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kujdes! 3 ushqimet që s’duhet t’i lani kurrë para se t’i gatuani, mund t’ju marrin jetën, pasi kthehen në vatra infeksioni

Postuar: 20/11/2019 - 11:25

Që të vegjël na kanë mësuar të lajmë çdo gjë që hamë, përjashtojmë këtu ushqimet e përpunuara, pasi higjiena është e vetmja mënyrë që arrin të mbajë larg bakteret dhe infeksionet e ndryshme, që merren nëpërmjet ushqimit. Në të vërtetë, larja e disa produkteve mund të ketë ndikime negative për shëndetin. Më poshtë janë tre ushqimet që nuk duhet të lani kurrë pasi mund të kthehen në vatra infeksioni.

1.Gjeni pafund receta ku përbërësi kryesor është mishi i pulës, i cili nga llojet e tjera si p.sh mishi i lopës, viçit apo deles, është më i shëndetshëm dhe i pasur në vlera ushqyese. Pula nuk mungon kurrë në tryezën e shqiptarëve, megjithatë jeni të sigurtë që e gatuani ashtu siç duhet? Mjekët infektologë këshillojnë të mos e lani kurrë pasi bakteret që gjenden në lëkurën e saj, si salmonela dhe histeria, mund të shpërndahen kudo dhe t’ju shkaktojnë infeksione të rënda që mund t’ju marrin jetën.

2.Kur bëhet fjalë për mishin e kuq, ekspertët e shëndetit dhe konsumatorët, ndahen në dy kampe:nga njëra anë janë ata që këshillojnë ngrënien e tij pasi është një burim i shkëlqyer i hekurit, në anën tjetër janë ata që e ndalojnë ngrënien e tij, duke e konsideruar si kancoregjen dhe shkaktar të disa sëmundjeve: si diabeti, Alzheimer, depresioni etj. Megjithatë pavarësisht qëndrimit që mbani, nuk duhet ta lani kurrë pasi njëlloj si pula, mishi i papërpunuar përmban baktere që më pas shpërndahen gjatë larjes së tij. Këshillohet që shkrirja e tij të mos bëhet në mikrovalë, por të lihet të pushojë në një enë çfarëdo.

Kërpudhat janë një nga ushqimet më të shëndetshme për shkak të sasisë së konsiderueshme të fibrave, proteinave, aminoacideve, vitaminave (përfshirë B1, B2, B12, C, D dhe E) dhe mineraleve që përmbajnë. Mënyrat e përgatitjes së tyre janë nga më të ndryshmet, ndonëse sipas një kërkimi të fundit këshillohet të mos skuqen, pasi ky proces gatimi redukton vlerat e tyre ushqyese. Gjithashtu këshillohet të mos i shpëlani kurrë, ose t’i lini në ujë për një kohë të gjatë, pasi humbasin elasticitetin dhe shpërbëhen lehtësisht, si dhe kthehen në vatra infeksioni.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/12/2019 - 14:28

Hulumtuesit sugjerojnë, që në paketimet e ushqimeve duhet të shkruhet se sa kohë dhe ushtrime fizike duhet të bëjë një person, që t’i djegë kaloritë e atij produkti, shkruan BBC.

Postuar: 11/12/2019 - 14:26

Shumë persona mund të na e kenë thënë diçka të tillë, por nuk ia kemi vënë veshin.

Postuar: 11/12/2019 - 11:07

Kamomili konsiderohet një bimë e sigurt dhe është përdorur në shumë kultura për shërimin e sëmund

Postuar: 11/12/2019 - 10:43

Mjafton të merrni një enë të madhe dhe ta mbushni me ujë të ngrohtë.

Postuar: 10/12/2019 - 15:12

Shkenca e ka aprovuar që roli i qumështit në shëndetin e njeriut është shumë i rëndësishëm.

Postuar: 10/12/2019 - 13:07

Mpirja e pjesëve të trupit shumë shpesh lidhet me simptoma të problemeve shëndetësore.

Postuar: 10/12/2019 - 12:55

Kushdo që ka marrë të paktën njëherë të vetme në jetë pilulën kontraceptive, në mënyrë të pashman