BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Shëndeti

Kujdes/ Gabimet në kuzhinë që helmojnë ushqimin dhe rrezikojnë shëndetin tonë

Kujdes/ Gabimet në kuzhinë që helmojnë ushqimin dhe

Rreziqet që i kanosen shëndetit tonë e kanë shpesh pikënisjen nga vendi ynë i preferuar, kuzhina. Sado që të përpiqemi të ushqehemi shëndetshëm, procesi i gatimit dhe mënyra e përpunimit të ushqimit në kuzhinë është tejet i rëndësishëm.

Yndyrnat e gabuara

E dimë që vaji i ullirit është shumë i shëndetshëm, por nuk mund të gatuani gjithçka me të. Gjalpi apo vaji i arrës së kokosit janë gjithashtu disa alternativa të mira por vetëm për disa ushqime. Secila prej këtyre yndyrnave kanë një pikë të caktuar durimi për nxehtësinë.

Në një temperaturë të caktuar ato digjen. Kur vaji apo gjalpi nxjerr tym, atëherë me të janë çliruar radikalet e lira. Kufizoni përdorimin e vajit të misrit dhe sojës që shkaktojnë diabet. Sasia e rekomanduar e vajit në gatim është maksimumi dy lugë gjelle, jo më shumë. Vaji i ullirit ka disa përbërës të rëndësishëm që shkatërrohen në temperaturë të lartë ose në momentin që nxjerr tym.

Skuqja e ushqimeve

Ekspertët nuk ekzagjerojnë kur thonë se ushqimet e skuqura mund të jenë vdekjeprurëse nëse konsumohen çdo ditë. Skuqja zhvesh ushqimet nga çdo përbërës i shëndetshëm dhe i pajis ato me yndyrna trans dhe i bën toksike.

Pjekja e tepërt e mishit

Mishi i djegur, ose i gatuar më tepër seç duhet mbart rreziqe për shëndetin. Gatimi i mishit në temperaturë mbi 150 gradë, nxit lëshimin e 2 substancave të rrezikshme që dëmtojnë ADN-në e njeriut. Për më tepër, gjatë metabolizmit, substancat e njohura si HCA dhe PAH aktivizojnë disa enzima që rrisin gjasat për shtim të qelizave të dëmshme. Nëse e gatuani mishin në zgarë, atëherë përpiquni të shmangni periudha të gjata pjekjeje.

Pajisjet e gabuara

Konsumatorët shqiptarë paguajnë shumë për të pasur tenxheret dhe tiganët më të mirë, që nuk ngjisin dhe që pastrohen lehtë. Por, këto pajisje janë problematikë kur vjen puna tek toksinat që marrin nga gatimi. Shtresa jo-ngjitëse të këtyre pajisjeve janë të veshura me një kimikat të prodhuar në mënyrë industriale, C8. Edhe pse kjo sasi në veshjen e enëve nuk ka rrezikshmëri të lartë për jetën, alternativa më të shëndetshme janë pajisjet prej hekuri, qelqi, qeramike dhe çeliku.

Tasat plastikë

Duhet të tregoni kujdes me tasat plastikë, pavarësisht se kushtojnë lirë. Shumica prej tyre përmban bisfenol-A, një substancë që kur tretet imiton estrogjenin në organizëm.

Nivelet e larta të estrogjenit shkaktojnë rritje në peshë, çrregullim të ciklit, dhimbje koke dhe rrezikshmëri të lartë të radikaleve të lira. Zgjidhni qelqin në vend të plastikës.

Kripa dhe sheqeri

Shqiptarët e duan shumë si kripën ashtu edhe sheqerin, dy produkte që çorientiojnë shqisat. Në vend të këtyre produkteve, synoni alternativa të shëndetshme të ëmbla si mjalti ashtu edhe erëza pikante që rikthejnë ekuilibrat dhe mirëqenien në organizëm.