Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kujdes! Këto lloje peshqish nuk duhet ti konsumoni

Postuar: 23/09/2018 - 22:06

Të gjithë e dimë që peshku përveçse tepër i shijshëm është edhe mjaft i shëndetshëm. Përtej kësaj, ka disa lloje peshqish që ju bëjnë më shumë dëm sesa mirë për shëndetin.

Ja për cilët është fjala:

Peshku mustak i importuar

Peshku mustak mund të rritet në përmasa të konsiderueshme. Por për të stimuluar rritjen e tyre, fermerët i ushqejnë ato me hormone, sidomos peshqit e importuar nga Azia. Kështu që bëni kujdes me këtë lloj peshku të importuar.

Peshku skumbria

Ky lloj peshku përmban shumë mërkur, i cili nuk fshihet, por akumulohet në trupin e njeriut duke shkaktuar shumë sëmundje.

Peshku tuna

Peshku tuna përmban mërkur në nivele shumë të larta. Zakonisht ky lloj peshku ushqehet me antibiotikë dhe hormone.

Peshku tilapia

Nuk rekomandohet të konsumohet nga njerëzit që kanë probleme me zemrën dhe astmën.

Peshku ngjalë

Ngjalat kanë shumë yndyrnë dhe nuk rekomandohen të përdoren shpesh.

Peshku pangasius

Një tjetër lloj peshku që nuk rekomandohet të përdoret shpesh, është ai i llojit pangasius. Zakonisht pjesa më e madhe e llojit të këtij peshku që ne blejmë vjen nga Vietnami, lumenjtë e së cilit janë më të ndoturit në të gjithë botën.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/10/2018 - 20:27

Shumica e njerëzve marrin një aspirinë për të lehtësuar dhimbjen e kokës, për të pushuar dhimbjen e dhembit apo dhe për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare.

Postuar: 17/10/2018 - 20:10

Depresioni është një shqetësim emotiv që mund të ketë efekte në shëndetin fizik dhe mendor.

Postuar: 17/10/2018 - 19:48

Pastrimi i shtëpisë është një proces sa i thjeshtë,aq edhe i vështirë.

Postuar: 17/10/2018 - 19:45

 Edhe ushqimet e shëndetshme mund të kthehen në toksike nëse e teproni me konsumimin e tyre.

Postuar: 17/10/2018 - 19:42

Pas shumë eksperimentesh nga dermatologë britanikë, u zbulua se deri në moshën 50-vjeçare, 50% e

Postuar: 17/10/2018 - 19:15

Të përzierat janë vërtet të bezdisshme gjatë shtatzënisë.