Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kujdes! Ky frut nuk duhet konsumuar kurrsesi nëse jeni duke pirë ilaçe

Postuar: 22/07/2019 - 08:51

Portokalli i kuq është një frut që përmban vitamina dhe potasium, por ai mund t’ju bëjë më shumë keq se sa mirë në rast se po merrni medikamente.

Fruti në fjalë përmban vitaminë A dhe vitaminë C, po ashtu një grusht të mirë me potasium.

Por me gjithë benefitet shëndetësore që ky lloj fruti sjell për organizmin, prapë mbetet një zgjidhje e gabuar për ju!

Në momentin që përzihet me disa medikamente të caktuara, lëngu i portokallit të kuq mund të shkaktojë efekte anësore mjaft të dëmshme.

Sipas Administratës së Ushqimit dhe Drogës në Shtetet e Bashkuara (FDA), lëngu i portokallit të kuq rrit potencialin e disa medikamenteve në trup.

Ai bllokon një enzimë të domosdoshme dhe të nevojshme për shpërbërjen e përbërësve të medikamenteve.

Ndërsa në rast se konsumoni lëng të përbërë nga fruta të ndryshme atëherë duhet që të lexoni patjetër me kujdes përbërësit që shkaktojnë varësi në ilaçet që merrni.

Medikamentet që përdoren për të mbajtur nën kontroll kolesterolin, presionin e gjakut, alergjitë, ankthin dhe aritminë janë më të rrezikshmet që mund të shkaktojnë reaksione të forta në rast se shoqërohen me lëng portokalli të kuq.

Kësisoj, në mënyrë të rreptë shmangni lëngun e portokallit të kuq teksa merrni medikamentet që trajtojnë sëmundjet e lartpërmendura!

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/08/2019 - 18:12

Kjo pije mjekësore e krijuar nga spanjollët ka qenë një zbulesë në fushën e shëndetit. Pirja, përveç parandalimit të shumë sëmundjeve, ka treguar se trajton dhimbjet, veçanërisht ato të lidhura me nervin shiatik.

Postuar: 25/08/2019 - 14:37

Një këshillë shumë e vlefshme për fëmijët tuaj!

Postuar: 23/08/2019 - 16:28

Secili prej nesh e di: të kemi një mjedis të shëndetshëm në shtëpi, duhet të respektojmë rregulla

Postuar: 22/08/2019 - 20:18

Sherebela është një bimë me veti mjekësore, e njohur gjerësisht nga të gjithë njerëzit.

Postuar: 22/08/2019 - 19:33

Zbardhuesi me klor është një nga artikujt më të përdorur në shtëpinë e secilit prej jush.

Postuar: 22/08/2019 - 10:16

Personat që prej shumë vitesh janë konsumues të duhanit, e kanë shumë të vështirë të heqin dorë m

Postuar: 21/08/2019 - 23:44

Kanabisi mund të jetë çelësi për të luftuar kancerin e pankreasit, një nga tumoret më vdekjeprurë