
Zgjedhjet e 14 majit/ PS mbledh Kryesinë për të shpallur kandidatët përfundimtarë, shtyhet me dy orë, zbardhet arsyeja

Vazhdon ‘lufta’ brenda opozitës/ Alibeaj vetëm me 17 kandidatë në zgjedhje? Ja të gjithë EMRAT e bërë publikë deri më tani

KQZ merr vendimin e fundit dhe hedh shortin për përcaktimin e subjekteve zgjedhore

Arsimimi i qeverisjes Rama, Niko Peleshi ministri më “gdhë” me 13 vite studime për shkollën e lartë, Ogerta Manastirliu dhe Ulsi Manja “magjistarë” të doktoraturave plagjiaturë, Lindita Nikolla mesatare mbi 5, Taulant Balla ka nisur gjimnazin 18 vjeç...

PD e Lulzim Bashës vendos sot për zgjedhjet e 14 majit, ja kush janë 3 kandidat e propozuar për kryetar në Bashkinë e Tiranës

Ambasadorja Yuri Kim mesazh të fortë Berishës dhe politikës shqiptare: Duam kandidatë të pastër në zgjedhje, boll me shitblerje votash, të korruptuarit janë kërcënim për sigurinë e SHBA

Eksodi me gomone drejt Anglisë, Çuçi shpërthen me deklaratën shokuese dhe iu ‘pret’ shpresat shqiptarëve ilegal: Ndalojini dhe kthejini pasi janë të zgjuar dhe e manipulojnë sistemin kudo

SPAK trondit Arben Ahmetajn, sekuestron vilat e bashkëjetueses dhe ish-gruas së tij në Hamallaj e Palasë, bllokohen fatura dhe sende personale, ish-ministri socialist në ankth

KUJDES, se mund të jetë fatale! Nëse jeni konsumues të këtyre ilaçeve, mundohuni të shmangni sa më shumë diellin

Shkruar nga SOT.COM.AL 10 Gusht 2022

Më shumë se pesëdhjetë lloje ilaçesh dihet që mund të shkaktojnë interaksion në diell. Personat të cilët janë në terapi me antibiotikë do të duhej të shmangnin tërësisht rrezitjen.
Dihet që statusi hormonal ndikon në pigmentimin e lëkurës, prandaj gratë të cilat marrin kontracepsion hormonal apo janë në shërim hormonal duhet të ruhen posaçërisht nga dielli.
Terapia e tillë, si edhe disa ilaçe të cilat merren, si p.sh. për shkak të diabetit, sensibilizojnë lëkurën në rrezatime ultraviolete, andaj mund të ndodhin shfaqje të kruajtjes, njolla ngjyrë kafe, kurse lëkura në disa vende madje mund edhe të zbardhet, domethënë humbë tërësisht pigmentin.
Para se të ekspozoheni në diell, nuk është e dëshirueshme të përdorni mjete kozmetike siç janë dezodorantët, parfumet dhe grimi.
Materiet kimike të cilat janë pjesë e preparateve të tilla në kontakt me rrezet ultraviolete mund të shkaktojnë reaksion alergjik apo shfaqje të pigmentimit në lëkurë e cila është jashtëzakonisht e vështirë për t’u hequr.
Është e rëndësishme të jeni të informuar mirë se cilat ilaçe mund të shkaktojnë reagim ndaj diellit. Farmacisti juaj mund t’ju tregojë nëse ilaçi që ju është përshkruar është fotosensibilizues.
Marrja e një ilaçi të tillë me ekspozimin e njëkohshëm në diell mund të çojë në një reaksion fototoksik – kur ilaçi, i përmirësuar nga veprimi i diellit, aktivizohet dhe dëmton lëkurën, ose në një reaksion fotoalergjik – kur rrezet e diellit ndryshojnë strukturën e ilaçit, të cilin sistemi imunitar e njeh si një trup të huaj dhe shkakton një përgjigje alergjike të shoqëruar me inflamacion dhe ekzemë në lëkurë.
Është një rregull i zakonshëm që pacientët që marrin ilaçe duhet të jenë të kujdesshëm në ekspozimin ndaj diellit, ta marrin ilaçin gjatë natës në mënyrë që të përthithet gjatë natës ose të shmangin fare rrezet e diellit.
Më shumë se pesëdhjetë ilaçe dihet se ndërveprojnë me diellin. Midis tyre janë barnat antimikrobiale (ciprofloxacin, levofloxacin, doxycycline, një kombinim i sulfamethoxazole dhe trimethoprim), antihistamikët për trajtimin e alergjive (difenhidraminë), barnat për sëmundjet e zemrës (amiodarone, nifedipina, diltiazem, enalaprilemidemi), hidroklorotiazid), antihipertensivët (diltiazem, enalapril), statina (fluvastatin, pravastatin), antidepresivët (amitriptilinë), ilaçet anti-inflamatore jo-steroide (naproksen, piroksikam), hipoglikemikët (derivatet e sulfoniluresë – glibenklamide), ilaçet kundër akneve (izotretinoin).
Përveç kësaj, vitaminat A, B6 dhe kantarioni gjithashtu mund të shkaktojnë skuqje nëse merren me ekspozim në diell. Dihet që edhe parfumet mund të kenë një efekt të tillë. Nëse shfaqet një reaksion, kompresat e ftohta dhe kortikosteroidet mund të ndihmojnë, ndërsa nëse skuqja nuk largohet, duhet të shkoni te mjeku.
Më të lexuarat


Disa nga ushqimet që i konsumojmë çdo ditë janë të dëmshme për metabolizmin tonë

Vitaminat dhe mineralet që nuk duhet t’i merrni së bashku

Receta e okulistit rus ka habitur gjithë mjekët, ja përzierja natyrale që përmirëson dukshëm shikimin

KUJDES! Simptomat e rrezikshme të mungesës së vitaminës B12 në gjuhë

E dinit? Ky është zakon i thjeshtë që mund të ndryshojë jetën tuaj

Si ta keni më të lehtë agjërimin? Specialisti i njohur jep zgjidhjen ideale: Lëngu i kësaj perimeje të ngop për 8 orë. Përmban antioksidantë që parandalojnë sëmundje të panumërta duke përfshirë edhe kancerin

Muaji i Ramazanit: Një udhëzues i mirësjelljes për të gjithë jomyslimanët

Çfarë është dhe si ta mposhtim lodhjen pranverore

Ushqimet që janë të pasura me kalcium natyral

Mos i anashkaloni se mund të jenë fatale/ 6 shenja paralajmëruese se ju mungon vitamina D
