BREAKING NEWS

Dakordësia për reformën zgjedhore, reagon kryeministri Rama: Nuk është humbje për Bashën. Marrëveshja është rikthim në realitet, ka anë pozitive

Dakordësia për reformën zgjedhore, reagon kryeministri Rama: Nuk
x

Shëndeti

Kujdes! Studimi më i ri tërheq vëmendjen: Distanca 1.5 metër nuk është e sigurt për...

Kujdes! Studimi më i ri tërheq vëmendjen: Distanca 1.5 metër

Shkencëtarët dhe ekspertët kanë vijuar hulumtimet për rrugët e përhapjes së virusit si edhe për mënyrën sesi virusi sillej në ambiente të ndryshme.

Së fundmi një studim i  ri ka treguar se distancimi social për t’u mbrojtur nga koronavirusi, përkatësisht distanca  1.5 metër nuk është efektive për të gjithë ata persona që vrapojnë.

Në një video ilustruese të publikuar nga Dailymail të realizuar “Ansys”, tregohet sesi spërklat lëshojnë njerëzit nga goja gjatë vrapimit përhapen me një shpejtësi më të lartë në një sipërfaqe më të gjerë, ku për pasojë prekin personat që qëndrojnë paralel me ta, edhe pse ruhet largësia 1.5 metër. Sërish nuk është një mënyrë për  t’u mbrojtur.

Prandaj për të gjithë ata persona që dëshirojnë që të dalin për vrap gjatë krizës së koronavirusi ekspertët rekomandojnë një distancë më e madhe,  më shumë mbrojtje.