BREAKING NEWS

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda vitit, ja si po tenton të kapë Gjykatën e Lartë e Kushtetuese

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda
x

Shëndeti

Kura magjike për të eliminuar kilogramët e tepërt, si ta përgatisni me dy përbërës që i gjeni në shtëpi

Kura magjike për të eliminuar kilogramët e tepërt, si ta

Pesha e tepërt krijon një vatër problemesh shëndetësore duke nisur nga ato sipërfaqësore siç është pamja e deri tek mirëqenia e organeve. Sigurisht që regjimi ushqimor dhe aktiviteti fizik janë dy nga themelet e ruajtjes së një peshe të shëndetshme.

Uthulla e hudhrës është një trajtim i cili pastron organizmin nga kolesteroli i keq si dhe dhjamin e tepërt.

Me këtë trajtim, shoqëruar me aktivitet fizik dhe një regjim ushqimor të kontrolluar, ju do të shkoni në peshën tuaj ideale.

Përbërësit
200ml uthull molle

200g hudhra

Përgatitja
Nisni me përgatitjen e hudhrave duke i qëruar dhe shtypur ose grirë sa më imët. Më pas kalojini ato në një kavanoz të thellë dhe mbusheni atë me uthull molle.

Lini një hapësirë rreth 4-5 cm nga gryka e kavanozit bosh.

Mbylleni mirë me kapak dhe futeni në frigoriferi ku do të qëndrojë për 10 ditë pa e hapur. Kur dita e 10 të ketë kaluar, nxirreni kavanozin dhe kulloni lëngun e formuar.

Kalojeni atë në një enë apo edhe në kavanozin që përdorët dhe lëreni edhe për dy ditë të tjera në frigorifer.

Këshillohet që kjo uthull të konsumohet çdo ditë nga një filxhan kafeje. Mund ta përfshini tek lëngjet e frutave, nëpër sallata apo gatime të ndryshme.

Pas 30 ditëve të para do të shihni një ndryshim në paraqitjen dhe shëndetin tuaj.