Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kura me 12 thelpinj hudhra, perfekte për dobësim, ja si ta përgatisni

Postuar: 25/09/2018 - 23:56

 Pesha e tepër tek çdo organizëm shoqërohet me shtimin e sasisë së yndyrës apo dhjamit, sidomos në pjesën e barkut apo zonën abdominale.Një problem ky, nga i cili miliona njerëz në botë, përfshirë pa dyshim dhe Shqipërinë përballin sfida dhe vështirësi të ndryshme shëndetësore.

Padyshim dhjamosja e tepërt në zonën e barkut krijon një siklet në paraqitjen e jashtme por prania e saj në organizëm më shumë se sa e sikletshme është shpesh burim i shumë komplikacioneve shëndetësore.

Më poshtë një kurë natyrale me përbërës të thjeshtë që luftojnë praninë dhe rritjen e nivelit të yndyrnave apo masës së dhjamit në zonën abdominale të trupit (pjesa e barkut).

Mjafton të ndiqni hapat siç duhet dhe kjo kurë natyrale do t’i dhurojë organizmit shëndet të plotë ndërsa në vetëm një javë do të ndihmojë në shkrirjen e masës së tepërt dhjamore në zonën e barkut.

Kjo kurë ndihmon gjithashtu në mirëfunksionimin e sistemit të tretjes ndërsa mban nën kontroll të plotë nivelin e kolesterolit.

Përgatitja e Kurës me Hudhra

Përbërësit

12 thelpinj të mëdhenj hudhre

Dy kokrra limoni

1 ½ l ujë

Si ta Përgatisni

Qëroni thelpinjtë e hudhrës me kujdes.

AgroWeb.org ju udhëzon të shtypni secilin prej thelpinjve përmes një çekiçi kuzhine.

Pastroni limonat me ujë të rrjedhshëm dhe prijini në copëza të vogla me gjithë lëkurë.

Vendosni ujin në një tenxhere.

 

Shtoni hudhrat e shtypura bashkë me copat e limonit dhe vendosini në zjarr të ziejnë për 15 minuta.

Më pas, kullojeni lëngun dhe pijeni.

Ujin e përftuar mund ta ruani në frigorifer.

Si ta Konsumoni këtë Kurë

Lëngun e përftuar mund ta ndani në tre doza për çdo ditë.

Rekomandohet që të pini nga një filxhan çaji me këtë lëng para secilit nga tre vaktet e ngrënies. Kura përdoret për tre ditë rresht. Ajo ndihmon organizmin për një pastrim rrënjësor të tij duke ndikuar në shkrirjen e yndyrës së tepërt në zonën e barkut.

Efektet e kurës ndihen pas një jave ku ju do të ndiheni më të lehtë.

Shënim

Për shumë persona shija e këtij lëngu mund të jetë e sikletshme dhe e vështirë. Por gjatë konsumimit të tij mund të shtoni pak mjaltë për ta ëmbëlsuar dhe për t’i dhënë shije gjithashtu.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/02/2019 - 18:58

Të kesh dhëmbë të bardhë është dëshira e shumë njerëzve dhe për ata që nuk i kanë, përpiqen ta arrijnë këtë përmes teknikave të reja dentare.

Postuar: 18/02/2019 - 18:15

Edhe pse meshkujt vuajnë më shumë nga rënia e flokut, janë vajzat ato që ankohen më shpesh.

Postuar: 18/02/2019 - 17:56

Një grup shkencëtarësh nga Hong Kongu kanë tronditur botën me studimin e tyre.Ata prete

Postuar: 18/02/2019 - 08:05

Një studim i fundit shkencor mbi tensionin ka zbuluar se njerëzit që vuajnë nga pagjumësia kronik

Postuar: 17/02/2019 - 22:56

Konsumimi i përditshëm i vetëm një grami shafran mund të ndikojë në përmirësimin e memories afa

Postuar: 17/02/2019 - 22:47

Tani që mësimi në shkolla ka filluar përsëri, është koha e përkryer për të menduar për ushqimet

Postuar: 17/02/2019 - 20:01

Domatet janë të pasura me likopene që ngadalësojnë procesin e plakjes.