Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kura me vaj ulliri kundër gërhitjes për një gjumë të qetë

Postuar: 09/09/2018 - 10:02

Përfitimet shëndetësore që marrim nga vaji i ullirit janë të panumërta. Një prej përfitimeve që vijnë nga përdorimi i vajit të ullirit është eliminimi i gërhitjes.

Gërhitja është një problem që prek shumë njerëz në mbarë botën. Zhurma e bezdisshme e gërhitjeve gjatë natës, prish gjumin e çdo personi me të cilin ndan dhomën.

Gërhitja ndodh gjatë thithjes së ajrit nga rrugët e frymëmarrjes. Në botë gjenden produkte të pafundme kundër gërhitjes, por shumica prej tyre nuk kanë rezultuar efikase.

Ndonëse nuk ka një kurë mrekulli-bërëse kundër gërhitjes, duhet pranuar që disa ndryshime në stilin e jetesës dhe receta tradicionale e natyrale mund të ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të saj.

Si Të Përdorni Vajin E Ullirit Kundër Gërhitjes Dhe Shumë Problemeve Të Tjera

Merrni një lugë gjelle me vaj ulliri dhe pijeni çdo natë përpara se të bini për të fjetur. Vaji i ullirit lubrifikon fytin dhe zbut gërhitjen. Vajin e ullirit mund ta pini çdo ditë edhe për të ulur nivelin e kolesterolit të keq dhe për të mirëmbajtur nivelin e tensionit të gjakut.

Konsumoni rregullisht vaj ulliri për të ulur rrezikun e qelizave tumorale. Vaji i ullirit është i pasur me vitaminat A dhe E. Këto vitamina eliminojnë rrudhat e lëkurës, e zbusin dhe e mbajnë atë të lëmuar.

Ekspertët konfirmojnë se aplikimi i disa pikave të vajit të ullirit mbi lëkurë mund ta mbrojë atë nga dëmtimet e shkaktuara prej ekspozimit të diellit.

Rekomandime Të Tjera Për Gërhitjen

Rënia në peshë rekomandohet për të gjithë njerëzit që gërhasin. Aktiviteti fizik gjithashtu ndihmon për të ndaluar këtë problem. Tonifikimi i muskujve dhe atyre të qafës mund të pakësojë gërhitjen. Argoweb

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 0

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/09/2018 - 22:06

Të gjithë e dimë që peshku përveçse tepër i shijshëm është edhe mjaft i shëndetshëm. Përtej kësaj, ka disa lloje peshqish që ju bëjnë më shumë dëm sesa mirë për shëndetin.

Ja për cilët është fjala:

Postuar: 23/09/2018 - 21:16

Nëse jeni një nënë e re, që po ushqeni me qumësht gjiri të voglin tuaj duhet të keni parasysh se

Postuar: 23/09/2018 - 21:03

Të ndihemi mirë tek shihemi në pasqyrë është një ndjenjë e përbashkët për të gjithë njerëzit.

Postuar: 23/09/2018 - 20:30

Pitahaya, i njohur edhe si dragon fruit është spektakolar.

Postuar: 23/09/2018 - 20:16

Ekziston një mendësi se përzierja e sodës së bukës me mjaltë ose shurup panje nuk sjell përfitime

Postuar: 23/09/2018 - 20:06

Kjo bimë ka përfitime të jashtëzakonshme për shëndetin tonë, por për fat të keq ajo është harruar

Postuar: 23/09/2018 - 20:04

Adoleshentët zakonisht kanë probleme të lëkurës gjatë pubertetit.