
Me sytë e përlotur, kryeministri Rama përkujton 4 viktimat e 21 Janarit dhe komunikon vendimin e rëndësishëm (VIDEO-LIVE)

Kurat natyrale për trajtimin e dhimbjeve dhe infeksioneve në vesh

Shkruar nga SOT.COM.AL 15 Shtator 2019

Përveç simptomave të zakonshme si ethet, dhimbja, infeksionet mund të çojnë deri në humbje të dëgjimit ose dëmtim të daulles. Infeksionet e përsëritura të veshit, sipas ekspertëve, mund të shkaktojnë komplikacione të tilla si ngurtësimi i indeve të veshit të mesëm, formime të kisteve, dëmtim të kockave të imëta të veshit të mesëm, madje edhe paralizë faciale dhe inflamacion të trurit.
Ka shumë faktorë që shkaktojnë një infeksion në vesh. Disa prej tyre janë dëmtimi i veshëve, depozitimi i dyllit në vesh, alergjitë ushqimore ose të mjedisit dhe kequshqyerja. Ky problem është më i pranishëm tek fëmijët se sa tek të rriturit. Pavarësisht rastit, është e rëndësishme të konsultoheni me një mjek.
Për raste të lehta dhe të moderuara të infeksioneve të veshit, ekzistojnë disa metoda natyrale për t’i trajtuar në shtëpi. Ana pozitive e këtyre metodave është se nuk merrni antibiotikë të cilët shfaqin disa efekte anësore.
Më poshtë do të lexoni për disa medikamente shtëpiak të cilët kanë provuar se trajtojnë infeksionet dhe dhimbjet e veshit:
Hudhra
Hudhra jo vetëm që i bën gatimet më të shijshme, por ndihmon gjithashtu për të trajtuar infeksionet në vesh. Copëtoni dy thelpinj hudhre dhe gatuajini me dy lugë gjelle vaj vegjetal si ai i susamit apo i sinapit. Më pas lëreni vajin të ftohet pak. Kur nxehtësia të jetë e durueshme, hidhni disa pika në veshin që ju dhemb. Kullojeni pas disa minutave duke kthyer kokën nga ana tjetër.
Qepa
Një tjetër medikament shtëpie i rëndësishëm për të qetësuar infeksionet e veshit, është qepa. Copëtoni një qepë të vogël dhe ngroheni në mikrovalë për disa sekonda. Lëreni të ftohet dhe përmes një nape shtrydhini lëngun. Hidhni 2-3 pika lëng në vesh. Kullojeni pas disa minutash duke kthyer kokën nga ana tjetër.
Uthulla e mollës
Ndër përdorimet e shumta që gjen uthulla e mollës, një prej tyre është edhe trajtimi i infeksioneve të veshit. Bashkoni pak uthull molle me të njëjtën sasi uji. Merrni një copë pambuk, zhyteni në këtë përzierje dhe vendoseni në vesh për disa minuta.
Vaj ulliri
Nëse burimi i problemit në vesh është depozitimi i dyllit, vaji i ullirit mund të përdoret për të përshpejtuar shërimin. Ngrohni pak vaj ulliri në mikrovalë për disa sekonda, pasi të jetë ftohur pak, hidhni disa pika në vesh. Pas disa minutash ktheni kokën nga ana tjetër, në mënyrë që të nxirrni vajin e tepërt së bashku me dyllin.
Vaji i pemës së çajit
Nuk është më sekret që vaji i pemës së çajit ka veti të mrekullueshme antibakteriale. Kjo është arsyeja pse përdoret edhe për të trajtuar infeksionet e veshit. Hidhni tre pika nga ky vaj në një lugë gjelle me vaj ulliri. Më pas hidhni disa pika nga kjo përbërje në veshin e infektuar. Lëreni për disa minuta dhe më pas kullojeni duke kthyer kokën nga ana tjetër.
Qumështi i gjirit
Qumështi i gjirit mund të vrasë bakteret dhe t’ju çlirojë nga simptomat e infeksionit në vesh. Kështu që disa pika prej tij në vesh, do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë. Por, para se të filloni të bëni ndonjërin nga këto veprime, sigurohuni që të merrni edhe mendimin e mjekut.
Më të lexuarat


A të mbrojnë nga koronavirusi i ri maskat e bëra në shtëpi? E zbulojnë ekspertët francezë

Doni të pastroni enët e gjakut dhe mëlçinë? Atëhetë bëni këtë kurë popullore njëherë në vit

E kërkon gjithë bota, kjo është bima medicinale që rritet në Shqipëri dhe po përdoret në luftën kundër COVID-19

Arsyet përse nuk duhet ta çoni më ndër mend të shtriheni apo të uleni në shtrat me rrobat që keni dalë jashtë

Pasi të mësoni 3 përdorimet fantastike të lëkurës së bananes, s'do i hidhni më në kosh

Dy metoda natyrale që qetësojnë brenda sekondave ndjesinë e të përzierave!

Efekte të pabesueshme! Si të qetësoni në kushte shtëpie mishrat e gjakosur, ja 5 përbërësit natyralë që zëvendësojnë çdo solucion

Lufton dhimbjet e mesit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve kancerogjene, mësoni si të përgatisni kurën me fuqi magjike për shëndetin

Ju bie imuniteti dhe ju shfaqen herpesa rreth zonës së buzës? Si të përshpejtoni shërimin e tyre me mënyra natyrale

Rigjallëron gjithë organizmin, mësoni si të përgatisni supën më të shijshme që keni provuar dhe me vlera të mëdha shëndetësore
