
A do ketë pasoja për Ramën? Habit eksperti: Mund të ketë hetime nëse...

Rama korruptoi McGonigal-in? Gazetari amerikan zbulon se çfarë po bën FBI me këtë çështje

Skandali i McGonigal, gazetari Hoxha zbulon çfarë po ndodh me kryeministrin: Rama ka anuluar aktivitetet, që nga e mërkura...

A është Agron Neza agjent i FBI? Gazetari amerikan zbardh prapaskenat

Arrestimi i ish-agjentit/ Gazetari amerikan zbardh detaje të reja: E dashura e McGonigal i dërgoi e-mail FBI, kërkoi hetimin e tij

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Flamur Noka zbardh një tjetër pjesë të dosjes së McGonigal dhe plas deklaratën e fortë: FBI ka përgjuar Ramën, ka në dorë biseda...

Çështja “Gërdeci”, avokati Beqiri zbërthen lëvizjet e Shkëlzen Berishës: Ja zyrat ku hyri për të...

Lagështira në shtëpi, këto janë sëmundjet që ju shkakton

Shkruar nga SOT.COM.AL 29 Nëntor 2022

Sasi të vogla të mykut ndodhen kudo, në ajër ose në sipërfaqe të ndryshme.
Lavamanët që kanë rrjedhje, dritaret e izoluara dobët, kuzhina, bodrumi dhe dushi janë disa nga vendet më të zakonshme ku krijohet myku.
Llojet e dëmshme të mykut mund të shkaktojnë alergji, helmim ose infeksione patogjene, shrkuan meteokosova.
Si ndikon myku në trupin tuaj?
Simptomat më të shpeshta të lidhura me mykun, janë alergjitë dhe astma. Simptomat e ekspozimit ndaj mykut varen nga personi, gjatësia e ekspozimit dhe llojet e mykut.
Gjithashtu ato ndryshojnë nga njëri person në tjetrin, sepse gjenetika individuale luan një rol në mënyrën se si trupi juaj reagon kur ekspozoheni ndaj tij. Por mbetet e vështirë t’i atribuohet çdo simptomë vetëm pranisë së lagështirës dhe mykut.
Kjo për shkak se ekspozimi ndaj mykut mund të shoqërohet njëkohësisht me ekspozimin ndaj mikrobeve ose baktereve, të cilat mund të shkaktojnë probleme më vete, ose mund të përkeqësojnë sëmundjet ekzistuese. Kjo është arsyeja se pse mund të jetë sfiduese marrja e një diagnoze.
Sidoqoftë, studime të ndryshme kanë zbuluar lidhje të mundshme midis simptomave të mëposhtme dhe ekspozimit ndaj mykut.
Probleme me frymëmarrjen dhe mushkëritë
Kollitja, rrjedhja e hundëve, ethet ose gulçimi shoqërohen zakonisht me ekspozimin e mykut të të gjitha llojeve.
Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj mykut në ambientet e banimit ose të punës, mund të dobësojnë kujtesën tuaj dhe të përkeqësojnë sëmundje të tilla si ajo e Alzheimerit. Megjithatë studimet ende nuk kanë dalë në përfundime të sigurta.
Sindroma e lodhjes kronike, ka një lidhje të fortë mes pranisë së baktereve ose mikrobeve dhe ekspozimin ndaj mykut. Një studim i vitit 2013 zbuloi se 93% e atyre me lodhje kronike rezultuan pozitivë për praninë e tyre në organizëm.
Të vjellat, diarreja dhe dhimbjet e barkut janë simptoma të problemeve me tretjen, që lidhen edhe me ekspozimin ndaj ambienteve me prani të mykut.
Sa më gjatë të jetoni ose të punoni në ambiente ku ka prani të mykut, aq më serioze mund të bëhen simptomat tuaja. Nëse keni prani të mykut në shtëpi, duhet të merrni masat e duhura paraprake dhe të kuptoni që ekspozimi i vazhdueshëm ndaj tij, mund të shkaktojë probleme shëndetësore ose të përkeqësojë ato aktualet.
Më të lexuarat


E thonë ekspertët! Gratë duhet të bëjnë deri në shtatë ekografi gjatë shtatzënisë, ja përse

I dinit këto? Njihuni me të mirat e panjohura të mjaltit të papërpunuar

Para apo pas mëngjesit? Zbulojeni tani, ja kur është koha e duhur për t’i larë dhëmbët

KUJDES! Këto janë disa nga ushqimet që na “shkatërrojnë” dhëmbët, flasin ekspertët

Vjen zbulimi më i ri! Testi i gjakut mund të zbulojë sëmundjen e Alzheimerit vite përpara diagnozës

Si ndikon në artrit? Moti i ftohtë dhe i lagësht, ja çfarë mund të bëni

KUJDES! Keto janë shenjat që ju paralajmërojnë se bakteret e këqija në zorrë po shtohen frikshëm

Kujdes, këto shenja tregojnë se nuk ushqeheni si duhet, ekspertët dalin me këshillat e rëndësishme

Pse ndodh të teshtini 3 herë rresht dhe a është shqetësuses? Flasin shkencëtarët

Diabeti tek të rinjtë/ Kujdes, këto janë simptomat e hershme për të cilat duhet të jeni të vetëdijshëm
