
Një humbje e madhe / Koronavirusi i merr jetën aktorit dhe regjisorit të famshëm shqiptar

Luftojnë ulcerën në stomak, këto janë kurat natyrale me efekte të menjëhershme (Ushqimet që duhet të shmangni)

Shkruar nga SOT.COM.AL 15 Janar 2021

Ulcera e stomakut është një sëmundje e dhimbshme që prek miliona njerëz në botë.
Bakteri H.Pylori është shkaktari kryesor i dëmtimit të shtresës së stomakut, megjithatë ulcera mund të shkaktohet edhe nga abuzimi me aspirinë, ibuprofen e ilaçe të ngjashme.
Ulçera e stomakut trajtohet me medikamente që synojnë të pakësojnë dhe bllokojnë aciditetin në stomak.
Nga ana tjetër ju mund të shfrytëzoni disa produkte dhe kura natyrale që përmirësojnë shëndetin e stomakut. Lexoni më poshtë listën e hartuar nga të dhënat e AgroWeb.org.
Flavonoidët
Flavonoidët janë përbërës natyalë të frutave dhe perimeve si mollët, rrushi i kuq, brokoli, bishtajoret, frutat e pyllit dhe çaji jeshil.
Këto ushqime janë të mira për stomakun dhe e mbrojnë atë nga bakteret.
Jamballi
Kjo bimë që merret edhe si suplement, parandalon zhvillimin e bakterit përgjegjës për ulçerën.
Megjithatë, nëse konsumoni sasi të mëdha të saj do të përkeqësoni sëmundjet e zemrës ose tensionit të gjakut nëse vuani prej tyre.
Konsultohuni me mjekun tuaj.
Probiotikët
Probiotikët janë mikro organizma të rëndësishëm për sistemin tretës.
Ato i gjeni me shumicë tek kosi, ose mund t’i merrni si suplementë.
Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se probiotikët shkatërrojnë bakteret dhe përshpejtojnë shërimin tek njerëzit që tashmë marrin medikamente kundër ulcerës.
Mjalti
Mjalti përmban minimalisht 200 substanca mirëbërëse dhe antioksidantë.
Ai është armik i baktereve, përfshirë atë që shkakton ulcerën.
Për sa kohë nivelet e sheqerit janë normale, ju mund ta përdorni mjaltin si ëmbëlsues dhe të qetësoni ulcerën.
Hudhra
Ekstraktet e hudhrës janë ideale për të shmangur zhvillimin e bakterit të ulçerës.
Por nëse merrni ilaçe për hollimin e gjakut, duhet të tregoni kujdes me hudhrën sepse ajo kryen të njëjtën gjë.
Boronica e kuqe
Lëngu i këtij fruti është efikas kundër infeksioneve urinare dhe baktereve të ulcerës.
Megjithatë, nuk duhet të pini shumë lëng, sepse përmban shumë sheqer dhe mund të shkaktojë probleme me tretjen.
Frutat, Perimet dhe Drithërat
Një regjim ushqimor i pasur me fruta, perime dhe drithëra të plota është shumë i rëndësishëm për shëndetin e të gjithë organizmit dhe të stomakut në veçanti.
Një regjim i pasur me vitamina përshpejton shërimin e ulcerës.
Ushqimet më të mira që mund të konsumoni rregullisht kundër ulcerës janë: rigoni, rozmarina, çokollata e zezë, frutat e pyllit si boronicat, luleshtrydhet e të tjerë dhe ullinjtë e zinj.
Ulcera dhe Ushqimet Që Duhen Shmangur
Njerëzit që vuajnë nga ulcera apo urthi duhet të tregojnë kujdes dhe të mos konsumojnë kafe, pije të gazuara, speca djegës, ushqime të përpunuara, ushqime me shumë kripë, ushqime të skuqura, agrume dhe domate./AgroWeb.org
Më të lexuarat


Forcojnë sistemin imunitar dhe luftojnë një ndër problemet shëndetësore më shqetësuese të kësaj stine, çaji i këtyre bimëve bën mrekullinë

E keni vet në dorë/ Zbuloni si të përmirësoni gjendjen tuaj shëndetësore përmes pozicionit të fjetjes

Publikohen pamjet e frikshme, shikoni sesi të folurit mund ta përhapë koronavirusin në ambientin përreth

Lehtësojnë edhe dhimbjet më të forta të kolitit, këto janë ushqimet që luftojnë problemet me kolitin

Publikohet studimi më i fundit, ja çfarë nuk keni ditur për këtë medikament që përdorni aq shumë, është i “rrezikshëm” për zemrën

Bima e rrallë që rritet në vendin tonë, njihuni me vlerat e pabesueshme shëndetësore të saj

Këtë çaj pijeni dy herë në ditë dhe do ndiheni si 20 vjeç, i shëron të gjitha/ Përbërësit i keni të gjithë në shtëpi

Pastron gjakun, mëlçinë dhe tëmthin, çaji i kësaj bime që rritet në Shqipëri bën mrekullinë për shëndetin

Publikohet studimi më i fundit/ Ja sa ditë mbijeton COVID-19 në veshjet tona dhe cilat pëlhura e transmetojmë më lehtë virusin

Mësoni si duhet të veproni nëse keni tension të lartë gjaku, hiqni dorë nga konsumimi i këtyre produkteve
