BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit
x
BREAKING NEWS

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e rëndësishëm dhe tregon çfarë pritet: Kemi frikë nga…

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e
x
BREAKING NEWS

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të Covid-19

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të
x
BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x

Shëndeti

Lufton sëmundjet shumë të përhapura, zbuloni fuqitë 'magjike' të lëngut të turshive

Lufton sëmundjet shumë të përhapura, zbuloni fuqitë

Ka të dhëna se lëngu i turshisë është një kurë shumë e mirë shtëpiake kundër urthit apo refluksit të acidit.

Ky problem ka të bëjë me kthimin në ezofag të acideve të stomakut.

Lëngu i turshisë është një mënyrë shumë e mirë për të marrë lactobacille, baktere të shëndetshme për stomakun që gjenden në mënyrë natyrale tek kastraveci.

Por në rastin e kastravecit, lëngu i turshisë industriale nuk ka probiotikë, sepse këto baktere zhduken gjatë përpunimit dhe fermentimit.

Ndaj AgroWeb.org ju këshillon të konsumoni lëngun e turshive të bëra në shtëpi dhe kurrësesi atë të turshive të pëpunuara.

Uthulla është një përbërës kryesor i turshisë, megjithatë duhet të keni kujdes e të mos konsumoni sasi të mëdha pasi mund të përkeqësojë urthin apo refluksin.

Përmban plot antioksidantë

Lëngu i turshisë ka sasi të larta vitamine C dhe E, që janë edhe antioksidantë të shkëlqyer.

Antioksidantët e mbrojnë organizmin nga qelizat e dëmshme, ose siç njihen ndryshe radikalet e lira.

Secili prej nesh është i ekspozuar ndaj radikaleve të lira, ndaj një dietë e pasur me antioksidantë është gjithmonë një ide e mirë.

Gjithashtu, vitaminat C dhe E forcojnë sistemin imunitar dhe luajnë rol fantastik për organizmin.

Ndihmon në rënien e nivelit të sheqerit në gjak

Një studim i publikuar në Revistën për Kërkimet Shkencore për Diabetin, të cilit i referohet AgroWeb.org, hodhi më shumë dritë mbi të mirat që vijnë nga konsumi i dozave të vogla të uthullës përpara vakteve.

Studimi tregoi se uthulla dhe lëngu i turshive ndihmonte në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak pas vakteve, tek njerëzit që vuanin nga diabeti i tipit 2.

Sa më i ekuilibruar të jetë niveli i sheqernave aq më të shëndetshëm mund të jeni.

Ndihmon me tretjen

Uthulla tek lëngu i turshisë, ndihmon me tretjen.

Ushqimet e fermentuara janë shumë të mira për sistemin tretës, sepse inkurajojnë rritjen dhe zhvillimin e baktereve të mira në stomak.

Nëse jeni në kërkim të një kure krejt natyrale për urthin kronik, AgroWeb.org rekomandon edhe hapat e mëposhtëm.

-Konsumoni racione të vogla gjatë vakteve,

– Konsumoni ushqime të shëndetshme për zemrën me pak yndyrë.

– Kryeni aktivitet të rregullt fizik,

– Nëse jeni mbipeshë, përpiquni të humbisni kilogramët e tepërt.

-Nëse jeni nënpeshë, përpiquni të shtoni në peshë.

– Shmangni duhanin, alkolin, ushiqmet me yndyrë, kafeinën apo qepën e freskët.

– Mos kryeni aktivitet fizik menjëherë pas ngrënies.

Të gjitha hapat e mësipërm ndihmojnë në zbutjen e simptomave të urthit.

Mjaft Me Ushqimet e Shpejta

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ushqimet e shpejta dhe të përpunuara, veçanërisht ato të ëmblat përkeqësojnë simptomat e urthit.

Hani disa vakte gjatë ditës me perime, supa, oriz, peshk dhe mish pule.

Hiqni dorë nga ushqimet pikante dhe kafeja.

Më e rëndësishmja është që të mos konsumoni ushqim 3 orë përpara se të shkoni për të fjetur./AgroWeb.org