BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Shëndeti

Marrin fund problemet me gjumin/ 6 mënyra se si mund të flini brenda pak minutash

Marrin fund problemet me gjumin/ 6 mënyra se si mund të flini brenda

Të gjithë e dimë se një gotë me qumësht të ngrohtë pas një dushi në darkë të sjell gjumë të qetë, por për fat të keq kjo nuk funksionon për të gjithë.

Flini vonë dhe ditën tjetër ju duhet të zgjoheni herët, ndiheni gjithmonë të lodhur dhe asnjëherë nuk e nisni ditën plotësisht të relaksuar, e di se ç’do të thotë. Por ja cilat janë sipas terapistëve disa hapa që ju sjellin gjumin brenda pak minutash:

 Merrni frymë me anën e majtë të hundës
Kjo është një metodë joge e cila përdoret për të ulur tensionin e gjakut dhe për t’ju relaksuar. Terapisti i gjumit Peter Smith sugjeron: “Shtrihuni në anën e majtë të trupit dhe vendosni një gisht në anën e djathtë të hundës, pët ta mbyllur atë. Filloni të merrni frymë ngadalë me anën e majtë të hundës. Kjo teknikë është veçanërisht efikase në periudhen kur problemet e menopauzës ju pengojnë të flini.

Shtrëngoni dhe relaksohuni
Relaksimi i muskujve e përgatit trupin për gjumë. Eksperti i ankthit Charles Linden thotë: “Shtrihuni me shpinë, merrni frymë ngadalë dhe thellë me anë të hundës, dhe në të njëjtën kohë shtrëngojini fort gishtat e këmbës, më pas lërini të lirë. Bëjeni këtë veprim disa herë dhe do të shihni rezultatet.

Përpiquni të qëndroni zgjuar
Funksionon pasi mendja do të kërkojë të bëjë të kundërtën thotë psikoterapistja Julie Hirst.

“Mbajini sytë hapur dhe përsëritni me vete ‘nuk do të fle’. Truri nuk i përpunon mirë format mohore dhe si pasojë këtë ‘komandë’ e interpreton si një udhëzim për të fjetur. Si pasojë edhe muskujt e syrit do të lodhen shpejtë dhe pa e kuptuar do të jeni në gjumë” shkruan Shendeti.

Kujtoni se çfarë keni bërë gjatë ditës
Kujtoni çdo detaj të gjërave që keni bërë duke filluar nga gjërat që keni bërë para se të flini deri te ato që keni bërë në mëngjes. Kjo të ndihmon që ta çoni gjendjen e trurit gati për gjumë.

Rrotulloni sytë
Mbyllini sytë dhe rrotullojini. Terapistët thonë se kjo mënyrë është shumë efektive për të fjetur pasi ndihmon në çlirimin e melatoninës, hormonit të gjumit.

Vini në punë imagjinatën
Meditimi nëpërmjet vizualizimit funksionon më mirë nëse vini në punë të paktën tre shqisa. Ekspertët këshillojnë: “Imagjinojeni veten në një situatë ku ju ndieni diçka, duke lundruar apo duke ecur këmbëzbathur në bar. Imagjinoni sikur po nuhasni lulet, sikur dëgjoni valët e detit apo cicërimat e zogjve. Do të ndiheni të relaksuar dhe do të jeni në gjumë pa e kuptuar as vetë.