BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Shëndeti

Mbaje larg koronavirusin me këto metoda

Mbaje larg koronavirusin me këto metoda

Bëj një plan të ri për vaktet

Lëri mënjanë ushqimet e rënda dhe të yndyrshme të dimrit dhe fillo një dietë të re me ushqime organike. Në pranverë, sistemi imunitar është akoma i dobët, kështu që ki parasysh të përfshish në dietë ushqime të pasura me VITAMINË C, ËSHTË KUSHT I ÇDO DITE; kastravecë, karota, domate, ananas, mollë, kungull, selino, qepë të njoma dhe të gjitha frutat dhe perimet jeshile.

Pi më shumë çajra bimorë

Çaji bimor, ndoshta nuk është pija më e shijshme për mëngjes, po është shumë më i shëndetshëm se sa kafja e zezë, madje edhe çaji jeshil. Filloje ditën me një filxhan çaj bimor: nenexhiku, xhenxhefili ose kamomili, mënyra më e mirë për ta pastruar trupin nga helmet, për të ndihmuar rënien në peshë, por edhe për të rritur nivelin e energjisë. Uji me limon është një tjetër alternativë e mirë për mëngjes.

Përgatiti vetë lëngjet e frutave

Ata që e fillojnë ditën me një gotë lëng frutash, duhet të investojë për një shtrydhëse të mirë. Lëngjet e përgatitura në shtëpi kanë veti fantastike pastrimi të organizmit. Disa nga përbërësit më të mirë për të shtuar në lëngje janë molla jeshile, luleradhiqja, majdanozi, avokado, lakra jeshile, zarzavatet e verdha, spinaqi dhe rrushi.

... të paktën për dy javë. Pirja e ujit ndihmon për të pastruar organizmin dhe ndihmon tretjen. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në fillim të pranverës. Në këtë kohë nuk është e thënë të pish ujë si zakonisht. Shto disa boronica për të përmirësuar shijen.

Eksperimento më shumë me sallatat

Sallata duhet të jetë në krye të menusë së pranverës. Është e shëndetshme dhe e shijshme, por edhe me veti shumë të mira pastrimi. Testo me fruta dhe perime në sallatë, të stinës dhe të gjalla, shto edhe fara soje ose fara të tjera që ndihmojnë pastrimin. Po ashtu, edhe një sasi e vogël lëng limoni mbi sallatë bashkë me disa fara liri ia shton vlerat ushqyese.

Mëso të hash me mendje të kthjellët

A e di se një nga arsyet kryesore pse ha më shumë se ç’duhet dhe shton në peshë është e ngrëna pa mendje? Mbi të gjitha, duhet të kesh kujdes që të mos hash duke pasur përballë televizorin, telefonin, laptopin etj. Përtype mirë të gjithë ushqimin në çdo kafshatë. Kjo do të të ndihmojë për të absorbuar të gjitha vlerat ushqimore nga ushqimi dhe do t’i japë stomakut kohë të mjaftueshme për t’i dhënë sinjal trurit se ndihet i ngopur. Arti i të ngrënit në mënyrë të ndërgjegjshme është vërtet një punë e lehtë për t’u zotëruar.