
Atentat në orët e para të mëngjesit/ Vdes në spital personi që u qëllua me silenciator dhe u gjet i shtrirë në mes të rrugës pranë Piramidës

Mbron shëndetin e zemrës, ky është përbërësi me fuqi të jashtëzakonshme, ja ushqimet ku gjendet

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Janar 2021

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti Loma Linda në Shtetet e Bashkuara dhe Instituti Kombëtar i Kërkimeve Agronomike në Francë, proteinat e arrorëve dhe farave janë mirëbërëse për zemrën.
Studimi ku morën pjesë plot 81.000 vetë, nxorri në pah rrezikun në rritje nga sëmundjet e zemrës si pasojë e konsumit të proteinës me bazë shtazore.
Shkencëtarët thanë se njerëzit që konsumojnë sasi të mëdha të proteinës me bazë shtazore ishin 60% më shumë të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare.
Arrorët Dhe Farat Kundër Sëmundjeve Të Zemrës
Sipas tyre, njerëzit që konsumojnë proteinë nga arrorët dhe farat ishin 40% më pak të rrezikuar nga këto sëmundje.
Në mesin e shkencëtarëve ka lindur prej kohësh idea se arrorët dhe farat janë të mrekullueshëm për shëndetin e zemrës.
Ata kanë qenë dhe mbeten të mendimit se proteina e mishit të kuq e dëmton dhe e dobëson atë.
Mishi i kuq, thanë ata, rrit rrezikun e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare ndaj duhet konsumuar rrallë ose aspak.
Cilët Janë Arrorët Me Më Shumë Proteina?
Në një racion të vetëm (një grusht ose rreth 100 gramë), shumica e arrorëve ofrojnë 8-18 përqind të proteinës.
Farat dhe arrorët me më shumë proteinë janë:
Farat e kungullit
Kikirikët
Bajamet
Fistikët
Farat e lulediellit
Farat e linit
Farat e susamit
Farat chia,
Shqemet.
Për më tepër, arrorët dhe farat ofrojnë ushqyes të tjerë të dobishëm jo vetëm për zemrën por edhe për imunitetin.
Shkencëtarët shprehen se arrorët dhe farat janë të pasur me fibër, minerale, vitaminë E dhe acide yndyrore omega-3.
Sipas tyre, farat dhe arrorët duhen konsumuar në gjendjen e tyre natyrale, pra pa kripë dhe vaj të shtuar.
Këto ushqime të shëndetshme mund të përfshihen në receta të ndryshme dhe janë lehtësisht të kombinueshme me barishte dhe në sallata.
Arrorët dhe farat janë një zëvendësues i shëndetshëm i patatinave të kriposura dhe me yndyrë që dëmtojnë organizmin dhe në veçanti zemrën. /AgroWeb.org
Më të lexuarat


Publikohet studimi më i fundit, ja çfarë nuk keni ditur për këtë medikament që përdorni aq shumë, është i “rrezikshëm” për zemrën

Bima e rrallë që rritet në vendin tonë, njihuni me vlerat e pabesueshme shëndetësore të saj

Këtë çaj pijeni dy herë në ditë dhe do ndiheni si 20 vjeç, i shëron të gjitha/ Përbërësit i keni të gjithë në shtëpi

Pastron gjakun, mëlçinë dhe tëmthin, çaji i kësaj bime që rritet në Shqipëri bën mrekullinë për shëndetin

Publikohet studimi më i fundit/ Ja sa ditë mbijeton COVID-19 në veshjet tona dhe cilat pëlhura e transmetojmë më lehtë virusin

Mësoni si duhet të veproni nëse keni tension të lartë gjaku, hiqni dorë nga konsumimi i këtyre produkteve

Mos e bëni më kurrë/ Arsyeja e rëndësishme shëndetësore përse s’duhet ta mbani teshtimën, ja çfarë i ndodhi një 34-vjeçari

E bëni kollaj fare në shtëpi këtë shurup, do shëroheni nga kolla dhe do pastroni mushkëritë

5 hapa të thjeshtë që duhet të ndiqni nëse keni probleme me rënien e flokëve pas Covid-19

Kjo supë është ilaç, ju shëron më shpejt se antibiotikët/ Ja cila është receta, nëse e konsumoni rregullisht do forconi imunitetin tuaj dhe do mbani larg viruset
