BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Shëndeti

Me çfarë po i ushqejmë fëmijët? Prindërit në panik, sasi “shqetësuese” të metaleve të rënda në ushqime

Me çfarë po i ushqejmë fëmijët? Prindërit
Një studim i revistës Consumer Reports ka zbuluar nivele serioze të metaleve si plumbi dhe arseniku në brendet popullore të ushqimeve për foshnja në SHBA. Shumë ushqime të njohura për foshnja të shitura anembanë Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) përmbajnë sasi “shqetësuese” të metaleve të rënda, tregoi një studim i ri nga revista Consumer Reports, transmeton Anadolu Agency (AA).
 
Studimi zbuloi se 50 ushqime të shpërndara në nivel kombëtar që janë testuar, përmbanin sasi të matshme të metaleve të rënda.
Metalet e rënda përfshijnë kadmiumin, plumbin, merkurin dhe arsenikin inorganik. Këto metale mund të shkaktojnë dëm te njerëzit dhe mund të jenë veçanërisht të rrezikshme për zhvillimin mendor të fëmijëve të vegjël.
 
“Foshnjet dhe të vegjëlit janë veçanërisht të rrezikuar për shkak të përmasave më të vogla të trurit në zhvillim dhe sistemeve të organeve”, tha James Rogers, drejtor i hulumtimit dhe testimit të sigurisë ushqimore në Consumer Reports.
 
“Ata po ashtu absorbojnë më shumë metale të rënda që futen në trupin e tyre sesa të rriturit”, shtoi ai.
Nga ushqimet e testuara për foshnja, 68 për qind kishin sasi “shqetësuese” të të paktën një lloj metali të rëndë. Sipas Consumer Reports, rreth 30 për qind paraqesin rreziqe potenciale shëndetësore me vetëm një të ushqyer të foshnjave çdo ditë.
 
Ekspozimi ndaj metaleve të rënda nuk rezulton domosdoshmërisht në probleme shëndetësore, por rrit rrezikun e problemeve, sidomos me ekspozimin e përsëritur.
 
Consumer Reports ka testuar drithërat e foshnjave, perimet në kavanozë, ushqimet e paketuara dhe ushqimet e lehta si biskotat. Shumica e produkteve janë prodhuar nga dy kompanitë më të mëdha të ushqimeve për foshnjave në SHBA, Gerber dhe Beech-Nut.
 
Aktivistët për mbrojtjen e konsumatorëve si Fondi për Mbrojtjen e Mjedisit (EDF), thanë se Administrata e Ushqimit dhe Barnave duhet të ndërmarrë masa.
 
“Ndërsa efektet e ekspozimit ndaj një metali të rëndë në një ushqim të vetëm nuk mund të ndikojnë tek një fëmijë, ajo që është shqetësuese është ndikimi i akumuluar i ekspozimit ndaj niveleve të ulëta të kadmiumit, arsenikut inorganik dhe plumbit nga të gjitha ushqimet në dietë”, tha në një deklaratë Tom Neltner, drejtori i politikave të kimikateve në EDF.
 
“Mbrojtja e aftësisë së fëmijëve për të mësuar dhe për t’u rritur kërkon që ne të heqim dorë nga ekspozimi ndaj metaleve të rënda nga të gjitha burimet, duke përfshirë ushqimin”, shtoi ai.