BREAKING NEWS

Përditësimi më i fundit i situatës së Covid-19 në vend/ Ulet numri i infektimeve, Ministria publikon të dhënat: Ja sa persona kanë humbur jetën ditën e sotme

Përditësimi më i fundit i situatës së Covid-19 në
x

Shëndeti

Me këto ushqime do t’u thoni ‘mirupafshim’ gripit dhe kollës

Me këto ushqime do t’u thoni ‘mirupafshim’ gripit dhe

Përveç ilaçeve, gjëja më më e tmerrshme që ndodh kur jemi me grip ose/dhe kemi kollë është humbja e oreksit. Po a mund ta quajmë ditën e bukur nëse nuk jemi në gjendje të hamë?

Në vijim do të gjeni disa nga ushqimet më të mira, me anë të së cilave do t’u thoni “mirupafshim” sëmundjeve dhe do të keni më shumë oreks.

-Supë pule: siguron lëngjet e nevojshme për të ndihmuar në luftën kundër viruseve

- Agrumet: vitamina C është një antioksidant që ndihmon në forcimin e imunitetit

-Xhenxhefil: përmban substanca të quajtura sesquiterpenes që luftojnë viruset dhe pakësojnë kollën

-Mjalti: është i aftë të luftojë mikrobet, bakteret dhe kërpudhat dhe në të njëjtën kohë qetëson zonën e irrituar të fytit

-Vera e kuqe: resveratroli dhe polifenolet e gjendura me shumicë tek vera e kuqe parandalojnë shumimin e viruseve që kanë hyrë në organizëm

-Kërpudha: janë të pasura me vitaminë D, prodhojnë cytokine – një proteinë qelizore që ndihmon në luftimin e infeksioneve

-Ushqime të pasura me zink: djathi, thjerrëzat, veza, arrat, gruri etj.