Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mëllaga shqiptare/ Kura natyrale për shëndetin

Postuar: 21/07/2018 - 21:03

Në Shqipëri, mëllaga njihet si bimë medicinale e egër, por kohët e fundit ka filluar të kultivohet. Gjuetia për barishtet, perimet dhe frutat e egra duket se është kthyer në një trend në qytetet urbane të Shqipërisë, por në zonat rurale, kjo traditë ka zanafillën prej qindra vitesh.

Banorët e këtyre zonave kanë zbuluar me kohë çdo gjë të ushqyeshme që ofron natyra bujare e Shqipërisë.

Një nga këto produkte të mrekullueshme që ofron natyra është padyshim mëllaga që rritet në çdo cep të Shqipërisë.

Na duhet të pranojmë që mëllaga nuk është mjaftueshëm e vlerësuar në vendin tonë.

Ajo është pjesë e familjes botanike malvaceae që përfshin edhe bamjen dhe trëndafilin e egër. Të gjitha këto produkte kanë të njëjtat vlera, duke i dhënë organizmit përfitime të mrekullueshme.

Në vendet perëndimore, mëllaga ka marrë famë falë vlerave medicinale, dhe jo aq për përdorimet në kuzhinë.

E vërteta është që mëllaga është një kurë fantastike për çrregullimet në sistemet respiratore dhe tretëse duke frenuar çdo lloj bllokimi të mundshëm.

Njerëzit që vuajnë nga azma dhe bronkiti mund të përfitojnë nga mëllaga, e cila ka një efekt pastrues për mushkëritë dhe fytin.

Të njëjtën funksion mëllaga luan edhe për zorrët duke shërbyer edhe si laksativ. Mëllaga është shumë e mirë për të pastruar trupin brenda dhe jashtë.

Në përdorimet e saj në lëkurë, mëllaga e bën atë të butë si mëndafshi dhe shuan irritimet.

Në Shqipëri, mëllaga njihet si bimë medicinale e egër, por kohët e fundit ka filluar të kultivohet.

Shtrihet nga zona bregdetare deri në ato të mesme malore. Njihen si varietete Mëllaga e bardhë, mëllaga e pyjeve, mëllaga e zakonshme dhe mëllaga e zezë. Lulëzimi fillon gjatë gjithë stinës së verës e deri në fillim të vjeshtës.

Mëllaga nuk ka kërkesa të veçanta ndaj mund ta mbillni edhe në vazo dhe periudha e rekomanduar e mbjelljes është muaji shkurt dhe mars.

Në vendin tonë, froni i mëllagës qëndron në kuzhinë. Shpesh trajtohet si spinaqi dhe shpesh vlerësohet si më e mirë se ai. Gjethet e mëllagës mund të hahen të gjalla.

Vetë mëllaga shijon më shumë kur gatuhet. Ndonëse ka një farë rezistence ndaj ujit, e mira është që ta zjeni me pak ujë dhe t’i jepni kohën që i nevojitet për të çliruar aromën e saj karakteristike.

Gjethet e vogla mund t’i kavërdisni me pak qepë, ose mund t’i shtoni në omletë. Gjethet e mëdha ofrojnë shumë përfitime kur gatuhen ngadalë.

Gjethet e mëdha të mëllagës mund t’i mbushni, duke krijuar një vakt të shijshëm. Por gatimi i tyre do të sprovonte durimin tuaj.

Për mbushjen e këtyre gjetheve mund të përdorni të njëjtën taktikë si në rastin e japrakëve apo dollmave, pra mish dhe oriz por sfida e vërtetë qëndron tek gjethet. Mbështjellja e tyre përreth mishit dhe orizit kërkon shumë kujdes.

Gratë, sidomos ato në zonat rurale janë shumë të zonja në gjetjen e bimëve dhe barishteve të egra që i bëjnë mirë shëndetit.

Ato janë bekuar me zgjuarsinë e duhur për të mbledhur prodhimet e mrekullueshme të natyrës që në lashtësi. Mëllaga është shumë e njohur, pra jo e vështirë për t’u identifikuar.

Barishtet dhe bimët si ajo mund t’i gjeni kudo dhe nuk ka asnjë justifikim nëse ju nuk keni arritur të shijoni prodhimet e egra të natyrës.

Mëllaga në të vërtetë është e mrekullueshme. Nëse e konsumoni të gjallë, të gatuar, të thatë apo të shtrydhur, organizmi juaj do të përthithë vlerat më të mëdha shëndetësore.

Mëllaga është e vetmja bimë mjekësore që nuk jep asnjë efekt anësor, pavarësisht sasisë së përdorur.

Shumë të mira janë gjethëzat e mëllagës, të ziera me fasule e lakër të zezë. Çaji i gjetheve të mëllagës është një pastrues i fortë.

Përgatitet duke zjerë për njëzet minuta, në një litër ujë tri lugë mëllage të thërrmuara. Këshillohet një filxhan tre herë në ditë, i ëmbëlsuar me mjaltë.

Receta e javës

Mëllaga kërkon më shumë kohë për t’u gatuar se barishtet dhe bimët e tjera. Kërcenjtë e saj nuk mund t’i gatuani ndaj përqendrohuni vetëm tek gjethet.

Zgjidhni një qepë mesatare dhe prijeni në copëza të vogla. Kavërdiseni në vaj ulliri ekstra të virgjër. Shtoni fara të shtypura koriandër.

Pasi të jenë shkrirë së bashku, shtoni dy ose tre thelbinj hudhër të grira hollë. Shtoni gjethet e mëllagës, 3-4 lugë bulgur, 4-5 domatë të thara të grira hollë.

Përzjejeni mirë masën dhe shtoni ujë deri sa të mbulohen gjethet. Shtoni gjysëm luge kripë dhe mbulojeni tenxheren me kapak.

Lëreni masën të ziejë deri sa lëngu të jetë shterur krejtësisht. Domatet e thara përbëjnë një kontrast me shijen e mullagës ndërkohë që bullguri sjell ekuilibrin e duhur në shije. Ju bëftë mirë!

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/01/2019 - 19:00

Ju do të gëzoheni kur të mësoni se nuk keni nevojë për të shpenzuar orë të jetës tuaj në palestër për të parë suksesin.
 

Postuar: 16/01/2019 - 17:08

Nëse jeni të stresuara nga pamja që ka fytyra juaj këto kohë, herë nga moti i keq herë nga pagj

Postuar: 16/01/2019 - 16:31

FDA-ja paralajmëron në cilën moshë te vogëlushët ekziston rreziku nga butolizmi i shkaktuar me

Postuar: 16/01/2019 - 16:24

Sigurisht dëgjoni shpesh njerëzit të thonë se vuajnë nga anemia.

Postuar: 16/01/2019 - 14:33

Instituti i Shëndetit Publik ka bërë një thirrje për qytetarët që të vaksinojnë fëmijët nga fruth

Postuar: 16/01/2019 - 14:23

Kjo pije ka aftësinë për t’i kthyer flokët e thinjura në ngjyrën e tyre natyrale falë përbë

Postuar: 16/01/2019 - 13:41

Kur jashtë është ftohtë dhe nuk mund të arratiseni në ndonjë vend mitik tropikal zgjidhja mund të