Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mëngjesi ideal për çdo person: Çfarë duhet dhe nuk duhet të hani

Postuar: 20/07/2019 - 23:17

 Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, megjithëse të ushqyerit është një çështje shumë individuale. Sipas Emma Stevenson, Profesoreshë në Shkencat e Sportit dhe Ushtrimeve thotë: “Ushqyerja është shumë individuale dhe çfarë funksionon për një person nuk funksionon për një tjetër. Është e rëndësishme të mos kapërcehet ndonjë vakt.

Mëngjesi duhet të plotësojë 20-25 % të nevojave tuaja ditore. Studime të shumta kanë treguar që njerëzit që hanë mëngjesin kanë tendencë të kenë një dietë më të balancuar se ata që e kapërcejnë këtë vakt dhe me të ngjarë nuk janë mbi peshë”, thotë Stevenson.

Por si mund ta keni vaktin e parë të ditës?

“Mëngjesi duhet të jetë i bazuar në grupet kryesore të ushqimeve”, vijon Stevenson.

Duhet të përfshihen bukë me të gjitha llojet e drithërave apo drithëra më vete. Si burim i fibrave ky ushqim mund të parandalojë diabetin, disa lloje kanceri, përmirëson funksionin tretës dhe redukton riskun e obezitetit. Ky vakt është dhe shansi më i mirë që të konsumohet një nga 5 racionet e rekomanduara të frutave dhe perimeve në ditë.

E njëjta gjë vlen dhe për ushqimet e pasura me kalcium që gjenden tek bulmetrat. Gjithashtu mishi, peshku, vezët ose bishtajoret mund të veprojnë si burim i rëndësishëm i proteinave që ju mbajnë të ngopur shumë gjatë. Drithërat me pak sheqer dhe fruta është një opsion tjetër i shëndetshëm për mëngjes.

Nëse nuk mund të gatuani në mëngjes, përgatisni bukë me krem djathi me pak yndyrë me salmon të tymosur. Këto mbajnë omega 3 si dhe proteina. Drithërat e shërbyer me qumësht me pak yndyrë dhe me banane, apo tostet janë gjithashtu një zgjedhje shumë e mirë pasi ju furnizon me fibrat e nevojshëm.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/08/2019 - 16:28

Secili prej nesh e di: të kemi një mjedis të shëndetshëm në shtëpi, duhet të respektojmë rregullat bazë të higjienës. Pastërtia dhe rendi janë padyshim faktorë shumë të rëndësishëm.

Postuar: 22/08/2019 - 20:18

Sherebela është një bimë me veti mjekësore, e njohur gjerësisht nga të gjithë njerëzit.

Postuar: 22/08/2019 - 19:33

Zbardhuesi me klor është një nga artikujt më të përdorur në shtëpinë e secilit prej jush.

Postuar: 22/08/2019 - 10:16

Personat që prej shumë vitesh janë konsumues të duhanit, e kanë shumë të vështirë të heqin dorë m

Postuar: 21/08/2019 - 23:44

Kanabisi mund të jetë çelësi për të luftuar kancerin e pankreasit, një nga tumoret më vdekjeprurë

Postuar: 21/08/2019 - 17:40

Ka 3 gjëra që ju duhet t’u kushtoni gjithmonë vëmendje, sidomos në verë: të mbani lëkurën t

Postuar: 21/08/2019 - 11:04

Hulumtuesit kanë zhvilluar një test të gjakut që mund të zbulojë shanset e tuaja për vdekje brend