
EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për faturën, identifikohet pronari i restorantit, policia e shpall në kërkim

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron Sveçlën: Precedent i tmerrshëm, zyrtarë të Kosovës mund ta pësojnë në të ardhmen

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim tradhtie kombëtare, antishqiptarizmi i bashkuar me korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë”, Spartak Ngjela bën paralajmërimin e fortë: Prisni dhe shikoni...

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha më arrestoi”, Idajet Beqiri nxjerr prapaskenat dhe ngre dyshimet e forta

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, meteorologu Hakil Osmani parashikon si do të jetë moti në gusht, surprizat që na presin javën e ardhshme dhe kthesa e madh pas datës 15

“Ma tregoi Fatos Nano në burg”, Idajet Beqiri plas ‘bombën’ për Ilir Metën

Mëngjesi ideal për kocka të forta/ Ja si të merrni sasitë e duhura të Kalciumit

Shkruar nga SOT.COM.AL 28 Nëntor 2021

Për të pasur kocka të forta nuk ju duhet të bëni asgjë të jashtëzakonshme, mjafton të ktheni ushqimin në aleatin tuaj më të mirë. Në këtë artikull ju tregojmë se si ta nisni ditën plot vlera e minerale të cilat do të forcojnë kockat tuaja çdo mëngjes. Ndiqni mëposhtë këshillat e nevojshme për t’i siguruar trupit tuaj një mbështetje të fortë e të shëndetshme.
Si të ndihmoni kockat
Një nga mineralet që ndihmon më shumë kockat është kalciumi të cilin për fat të mirë mund ta gjeni në shumë ushqime. Për personat që vuajnë nga lloje të artritit është veçanërisht i këshillueshëm nga mjekët. Megjithëse sasia e duhur e konsumimit të tij nuk është përcaktuar ende, ekspertët shprehen se rreth 1.500 miligramë në ditë të konsumimit të këtij minerali janë mëse të nevojshme për organizmin. Këtë shifër mjafton ta ndani me 500 miligramë kalcium për çdo vakt.
Është e rëndësishme që këto sasi të ndahen midis vakteve, pasi trupi ka mundësi të përthithë vetëm 500 miligramë për çdo vakt. Filloni nga mëngjesi që sa më parë trupi të sigurojë të gjithë vitaminat e nevojshme.
Mëngjesi i duhur
Vetëm një gotë qumësht përmban 300 mg kalcium të cilat mund ti merrni menjëherë në një vakt. Për të arritur në masën e këshilluar 500 mg mund të shtoni edhe ndonjë produkt tjetër bulmeti në dietën tuaj. Këtu mund të futet, pak djathë, gjizë, kos apo edhe perime si brokoli dhe lakrat. Gjithashtu përveç, bulmetit kalciumin mund ta përfitoni edhe nga lëngu i freskët i portokallit.
Një gotë me lëng të freskët përmban 200-340 mg kalcium. Ekspertët theksojnë të mos harroni të përfshini edhe vitaminën D tek dieta juaj. Atë mund ta gjeni fare lehtë tek ushqimet të cilat janë të pasura edhe me kalcium. Këtu futen sardelet dhe salmoni të cilat megjithëse nuk preferohen të konsumohen në mëngjes, mund ti lini për dy vaktet e tjera. Pra, çdo mëngjes zgjidhni patjetër nga një gotë qumësht apo lëng portokalli, shoqëruar me ushqime të tjera bulmeti apo perime jeshile. Kështu kockat tuaja do të qëndrojnë të forta për një kohë të gjatë dhe do të shërojnë vetëveten.
Më të lexuarat


Kujdes! Pandemia dhe rrjetet sociale rrisin problemet e shëndetit mendor tek të rinjtë

Gjendet lehtësisht në Shqipëri, kjo barishte ka veti të pabesueshme shëruese

Konsumoni lëng domatesh në mëngjes, përfitimet e jashtëzakonshme për shëndetin

Vuani nga tensioni i lartë? Ky lëng ka veti kuruese

Mjafton vetëm të nuhasni aromën e saj, kjo bimë ndihmon në forcimin e kujtesës

Hidhni disa kokrra rrushi të thatë në uji dhe konsumoheni në mëngjes, do të befasoheni nga ajo që do t’i ndodhë organizmit tuaj

Bëni kujdes! 5 shenjat e pabesueshme, por që tregojnë se mushkëritë tuaja janë në rrezik

Pini ujë të ftohtë pasi keni konsumuar ushqim? Këto janë 8 rreziqet që iu kanosen

Është shumë e lehtë/ Truku si ta dalloni nëse mjalti është origjinal apo i manipuluar

Fakt interesant! Shkencëtarët zbulojnë nëse është mirë që të hani fruta në mëngjes
