Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mjaft vuajtët me strisha dylli, kjo është metoda e vetme që eleminoni qimet mbi buzë

Postuar: 19/03/2019 - 15:34

 Kur bëhet fjalë për depilimin, të gjitha mundohemi ta shmangim sa më shumë që është e mundur. Na besoni, nuk ka të bëjë aspak me higjienën personale të secilës prej jush, sesa me dhimbjen që sjell shkulja e qimeve me rrënjë. Megjithatë nëse depilimin e këmbëve apo krahëve mund ta vononi sa më shumë të jetë e mundur, me atë të fytyrës nuk mund të bëni ‘’shaka’’.

Qimet mbi buzë janë të dukshme, madje mos guxoni t’i mbuloni me krem pudër pasi do të bien akoma më shumë në sy. Ndërmjet mënyrave torturuese si piskatorja, depilimi me pe, me dyll apo receta e gjyshes me sheqer, Living ju sjell metodën më të thjeshtë dhe më pak të dhimbshme të mundshme, të cilën duhet ta provoni sa më parë.

Përbërësit e nevojshëm:
- 1 lugë gjelle miell bajamesh
- 1 lugë çaji sheqer kaf pluhur
- 2 të bardha veze

Në një enë shtoni gradualisht miellin e bajameve dhe sheqerin kaf dhe përziejini me njëri-tjetrin. Rrihni të bardhat e vezëve derisa të krijohet një shkumë e bardhë dhe shtojini tek mielli e sheqeri. Shtoni disa pika vaj ulliri sipas dëshirës ose çfarëdo lloj vaj esencial të keni në shtëpi. Aplikoni pastën në zonën sipër buzës së sipërme ku dhe dalin mustaqet, mbajeni për 5 minuta, derisa të thahet. Pasi të thahet, hiqni nga fytyra duke masazhuar fytyrën në formë rrethore. Pastaj, mund të lani fytyrën dhe të shikoni rezultatin. Do të ngeleni pa fjalë. Mos harroni të përdorni një krem hidratues pas heqjes së maskës.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/04/2019 - 23:38

Brokoli padyshim, që është një nga ushqimet më të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shumë pak e dinin që është i mirë edhe për pamjen tonë të jashtme.

Postuar: 22/04/2019 - 19:14

Flokët janë një ndër elementët të cilët u marrin shumë kohë grave dhe vajzave.Këto të fundit janë

Postuar: 22/04/2019 - 18:18

Shumica prej nesh e konsumon shumë kafenë, madje ka nga ata që nuk e fillojnë dot ditën pa të.

Postuar: 22/04/2019 - 17:18

 Interneti nuk është një spital, nuk është burim i hulumtimeve mjekësore ose të paktën nuk ë

Postuar: 22/04/2019 - 14:53

Konsumimi i kastravecit ju sjell shumë përfitime shëndetësore që ndoshta nuk i kini dëgjuar më pa

Postuar: 22/04/2019 - 10:18

Vaji i ullirit është një eliksir shumë i rëndësishëm për shëndetin e njeriut.