Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mjekët japin alarmin, këto ushqime ju fusin në depresion të thellë

Postuar: 19/09/2018 - 23:57

 Ka një mundësi që gluteni të bëjë disa njerëz depresivë ose të lodhur dhe shpesh mund të jetë shkak i problemeve të stomakut, sipas një studimi nga shkencëtarët në Universitetin La Troub në Melburn, të paraqitur në konferencën vjetore të Shoqërisë Australiane të Gastroenterologjisë.

Shkencëtarët kanë gjetur se produkte të tilla si buka dhe makarona, të cilat përmbajnë gluten, në disa njerëz shkaktojnë një “reagim mendor”. Vetëm një për qind e njerëzve reagojnë dobët ndaj glutenit për shkak të një sëmundjeje serioze.

Rreth 12 për qind pohojnë se është janë të ndjeshëm ndaj glutenit, pasi ai shkakton dhimbje dhe inflamacion.Për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për ndjeshmëri ndaj glutenit që nuk është i lidhur me sëmundjen celiake, ose gjithçka është “në kokë”, shkencëtarët australianë kanë bërë teste ushqimore dhe kanë regjistruar simptomat që kishin pjesëmarrësit.

Ata zbuluan se disa njerëz me të vërtetë përjetojnë probleme të vërteta mendore për shkak të konsumimit të ushqimeve që përmbajnë shumë gluten.

Ekspertët sugjerojnë se inflamacionet dhe dhimbjet mund të shkaktohen nga karbohidratet ose mund të jenë për shkak të futjes së glutenit. Ata gjithashtu vunë në dukje se disa pjesëmarrës në studim treguan lodhje dhe kishin emocione më pak pozitive, duke sugjeruar se gluteni me të vërtetë ndikon në tru.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/02/2019 - 16:59

Gjethet e dafinës janë të pasura me përbërës bimorë, vitamina dhe minerale plot vlera.

Zgjidhje për refluksin ose urthin:

Gjethet e dafinës ndihmojnë tretjen dhe shmangin çrregullimet në këtë sistem.

Postuar: 20/02/2019 - 16:30

Zbuloni dietën e NASA-s që do ju ndihmojë të hiqni kilogramët e tepër në një mënyrë shumë të shpe

Postuar: 20/02/2019 - 15:38

 Ekzistenca e lagështirës është një nga problemet më të zakonshme për të luftuar në shtëpinë

Postuar: 20/02/2019 - 15:24

Peshqirët janë normalisht një pjesë kyçe e rutinës higjienikë, por, sipas një eksperti, ata mund

Postuar: 20/02/2019 - 10:39

Kjo kurë e vjetër natyrale e përdorur prej shekujsh është ajo e fiqve të thatë dhe qumështit.

Postuar: 19/02/2019 - 20:27

 Ka disa arsye të mira për të filluar gjumin lakuriq.

Postuar: 19/02/2019 - 18:44

Produktet kozmetike që ne blejmë çdo ditë për pastrimin e fytyrës sigurisht që janë efektive, p