Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mjekët ngrejnë alarmin: Prindër tregohuni të vëmendshëm, ky objekt që e kemi të gjithë në shtëpi mund t’i marrë jetën fëmijës suaj brenda pak orësh

Postuar: 05/07/2019 - 09:10

Në ditët e sotme, bateritë i kemi kudo, që nga telekomanda, lodrat e fëmijëve e deri tek furçat e dhëmbëve. Sipas të dhënave të një studimi amerikan, numri i prindërve që paraqiten me fëmijë që kanë gëlltitur bateri është shumëfishuar gjatë 20 viteve të fundit, aq sa llogaritet që një incident i tillë ndodh çdo 90 minuta.

Gëlltitja e një baterie mund të shkaktojë dëme të rënda deri në humbje jete brenda një kohe të shkurtër. Në ambientin me lagështirë të ezofagut apo stomakut, bateria mund të çlirojë substanca të dëmshme që mund të shkaktojnë gërryerje apo hemorragji. Në rast se bateria ngec në ezofag, pasojat mund të jenë fatale brenda më pak se dy orë. Në rast se prindërit dyshojnë se fëmijë mund të ketë gëlltitur një bateri, duhet që ta dërgojnë urgjent në spital.

Incidentet me bateritë nuk janë të vetmet të cilat kërcënojnë jetën e fëmijës brenda mureve të shtëpisë. Në revistën “Pediatrics” është publikuar një studim sipas të cilit, çdo katër orë në SHBA një fëmijë nën 3 vjeç paraqitet në spital për t’u mjekuar në gojë apo fytyrë për plagët e shkaktuara nga biberoni apo gotat.

Në 86% të rasteve, fëmija ka qenë duke vrapuar me një prej këtyre objekteve në gojë. Dy të tretat e rasteve janë fëmijë të moshës rreth 1 vjeç, të cilët sapo kanë mësuar të hedhin hapat e parë.  Specialistët sugjerojnë që për të shmangur incidente të tilla, fëmijëve u duhet shpjeguar se nuk duhet të lëvizin kur kanë në gojë këto objekte. Kjo do të parandalonte në masën  80% incidente të tilla.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/10/2019 - 10:35

Qumështi i gjirit gjithmonë është përfolur si ndër më idealët për të rritur një foshnjë të shëndetshme, mirëpo studimi më i fundit na e përforcon edhe më shumë këtë ide.

Postuar: 14/10/2019 - 13:53

A e dini se më shumë se 2 mijë vjet në Tibet ky ilaç përdoret për shërimin e dhimbjeve të shumta?

Postuar: 14/10/2019 - 12:18

Mënyra jonë e të ushqyerit ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin tonë.

Postuar: 14/10/2019 - 10:51

Kafja e mëngjesit apo e ditës nga disa po pihet me një lugë gjalpë.

Postuar: 14/10/2019 - 07:34

Kafeja është shoqëruesja më e mirë e ditës të shumicës prej nesh.Nutricionistët flasin edhe për k

Postuar: 12/10/2019 - 22:57

Edhe një gjë e natyrshme dhe e këndshme si seksi mund të jetë shumë e rrezikshme, a e dini?

Postuar: 11/10/2019 - 22:50

Seksi është i mrekullueshëm, por kurrë nuk mund të thoni që i keni provuar të gjitha!