Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mjekët ngrenë alarmin/ Kujdes nga pickimi i këtij insekti, shkakton alergji vdekjeprurëse

Postuar: 06/10/2019 - 15:09

Nuk e kishim menduar kurrë mirëpo pickimi i kësaj gjallese super të vogël mund të rezultojë fatal për jetën tonë.

Mjekët kanë dhënë alarmin për të bërë kujdes nga pickimi i rriqrave, një lloj paraziti që jeton duke u ushqyer në gjakun e gjitarëve, zogjve, zvarranikëve dhe amfibëve. Sipas mjekëve, pickimi i tyre mund t’ju shkaktojë alergji, në disa raste edhe potencialisht vdekjeprurëse.

Së fundmi mjekët kanë zbuluar se pickimi i rriqrave mund t’i bëjë njerëzit alergjikë ndaj ushqimeve të mishit. E në këtë mënyrë, do të duhet të heqin dorë nga konsumimi i mishit të viçit, derrit dhe qingjit.

Në Britani të Madhe janë raportuar pesë raste të alergjive serioze. Nga ekzaminimet mjekësore ka rezultuar se pacientët që kishin pësuar alergji, ishin pickuar nga rriqrat dhe më pas kishin konsumuar mish. Mjekët thonë se deri më tani nuk ka ende një ilaç për të kuruar alergjinë nga rriqrat. E vetmja gjë që ata këshillojnë, është të shmangin konsumimin e mishit të kuq.

Nga studimet shkencore është mësuar se rriqrat kanë në organizëm një lloj sheqeri të quajtur “alpha-gal”, që gjendet në pjesën më të madhe të kafshëve, por jo tek njerëzit.

Ky lloj sheqeri gjendet edhe në mishin që konsumojnë njerëzit, por nuk pësojnë reaksion pasi substanca kalon direkt në sistemin e tretjes duke anashkaluar sistemin imunitar. Por nëse “alpha-gal” kalon në gjak, sikurse ndodh gjatë pickimit nga rriqrat, atëherë organizimi i njeriut reagon kundër kësaj substance të huaj. Simptomat që shkaktohen nga alergjia e pickimit të rriqrave janë dhimbje stomaku, skuqje e fytit dhe irritim i lëkurës.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/11/2019 - 23:51

Një në katër të moshuar në Evropë do të kenë degjenerim makular. Shkaku që sjell verbërinë e përhershme është pikërisht degjenerimi makular, i cili thuhet se do prekë 77 milion evropianë deri në vitin 2050.

Postuar: 12/11/2019 - 14:32

Jemi në mesin e vjeshtës, dhe si çdo vit tjetër, në çdo farmaci lexojmë njoftimin e fillimit të s

Postuar: 11/11/2019 - 15:54

Te flokët ekziston një ”spiun” molekular që lejon të zbulohet skizofrenia edhe para s

Postuar: 11/11/2019 - 15:48

Për gratë, të cilat vuajnë nga forma trefishe e kancerit të gjirit, e cila është forma më e rëndë

Postuar: 11/11/2019 - 15:12

Në mesin e shumë pijeve, të cilat janë dietike si dhe ndihmojnë në heqjen e yndyrës në pjesën e b

Postuar: 11/11/2019 - 14:07

Të pasura me vitamina dhe minerale, bananet janë frutat më të shëndetshme në botë.

Postuar: 11/11/2019 - 13:26

Ekspertët paralajmërojnë se lidhja e foshnjave mund t’u shkaktojnë atyre nevojën që të krye