Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mjekimet natyrale kundër gurëve të tëmthit

Postuar: 17/05/2018 - 17:50

Gurët e tëmthit krijohen nga forcimi ose kristalizimi i kolesterolit që depozitohet në fshikëzën e tëmthit. Gurët kanë përmasa të ndryshme. Ato mund të jenë të vegjël sa një kokërr gruri dhe të mëdhenj sa një top pingpongu. Shtatzania, mbipesha, diabeti, mëlçia, mungesa e aktivitetit fizik, ushqyerja me produkte me yndyrë dhe anemia janë faktorë rreziku për gurët e tëmthit. Shumë njerëz preken nga gurët e tëmthit dhe nuk janë në dijeni të sëmundjes. Dhimbjet që shoqërojnë gurët e tëmthit janë shumë të forta dhe mund të zgjasin për disa orë.

Më poshtë do të lexoni nga AgroWeb.org për tre kura natyrale për gurët e tëmthit në shtëpi.

Kura me Uthull Molle

Pirja e uthullës së pafiltruar të  mollës largon menjëherë dhimbjen që shkaktohet nga lëvizjet e gurëve në tëmth. Uthulla e mollës ka aciditetin e duhur, ndaj parandalon prodhimin e kolesterolit nga mëlçia dhe si rrjedhojë formimin e gurëve. Për më tepër, uthulla e mollës ndihmon në shkrirjen e gurëve ekzistues.

Ju nevojiten: 

-2 lugë çaji me uthull molle
-1 lugë çaji me lëng limoni
-1 gotë me ujë të ngrohtë

Udhëzimet

Hapi i parë- Treteni uthullën në ujë   Hidhni dy lugë çaji me uthull molle puro dhe të pafiltruar në një gotë me ujë të ngrohtë. Pijeni lëngun sa herë që të keni dhimbje dhe ajo do të pushojë në rreth 15 minuta. Hapi i dytë- Shtoni lëng limoni dhe pijeni çdo mëngjes Shtrydhni një limon të freskët. Shtoni një lugë çaji me lëng limoni në ujin me uthull. Pijeni esëll në mëngjes. Ju mund të kombinoni dy lugë çaji me uthull molle, një lugë çaji me lëng limoni në një gotë me lëng molle. Acidi malik tek lëngu i mollës do t’i zbusë gurët e tëmthit. Ekspertët e AgroWeb.org rekomadojnë të pini këtë lëng tre here në ditë për disa javë për të shkrirë dhe eliminuar gurët. Pijeni lëngun deri sa gurët të jenë hequr të gjithë dhe dhimbja të ketë ikur bashkë me to.

Kura me Lëng Molle

Kjo kurë është e dobishme në trajtimin e gurëve të formuar nga kolesteroli. Lëngu i freskët i mollës përmban pektinë dhe acid malik të cilat zbusin dhe largojnë gurët nga trupi.

Pini lëng të freskët molle 4 herë në ditë

Pini një gotë me lëng të freskët molle 4 herë në ditë, në mëngjes, drekë, darkë dhe përpara se të flini. Ose pini një gotë me lëng të freskët molle në mëngjes dhe në darkë, duke e shoqëruar me një lugë gjelle me uthull molle. Këtë duhet ta bëni çdo ditë për tre ose katër muaj për të parandaluar formimin e gurëve të tjerë dhe shkrirjen e atyre ekzistues.

Kura me Limon dhe Vaj Ulliri

Lëngu i limonit ndalon prodhimin e kolesterolit dhe e bën atë më të tretshëm. Lëngu i limonit përmban pektinë dhe zbut dhimbjet. Ky lëng shpërbën depozitat e kalçiumit në fshikëzën e tëmthit dhe shkrin ato ekzistues. Vaji i ullirit shërben si lubrifikant dhe lehtëson largimin e gurëve nga trupi. Hudhra shkrin kolesterolin e akumuluar në fshikëz.

Ju nevojiten:

-2 lugë gjelle me lëng limoni
-2 lugë gjelle me vaj ulliri
-1 lugë çaji me hudhër të grirë

Udhëzimet

Përzieni lëngun e limonit, vajin e ullirit dhe hudhrën në një filxhan. Pijeni lëngun esëll në mëngjes çdo ditë për 40 ditë ose më shumë për shkrirjen e suksesshme të gurëve të tëmthit.

Këshilla

Pini një gotë me verë të bardhë kur keni dhimbje dhe për 20 minuta ato do të largohen. Fërkoni pjesën e sipërme të stomakut ose të shpinës me vaj të ngrohtë kastori. Lyeni një napë me këtë vaj dhe vendoseni në zonën e dhimbjes për 2 orë. Pini nga një filxhan me çaj nenexhiku në ditë për shkrirjen e gurëve dhe kundër dhimbjeve. Pini çaj lulerradhiqeje dhe konsumoni shumë nga kjo barishte çdo ditë sepse i bën mirë mëlçisë. Pini lëng të freskët dardhe ose konsumoni dardha dy herë në ditë për 3-4 javë për zbutjen dhe heqjen e gurëve

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/05/2018 - 21:39

Problemet me mëlçinë janë të zakonshme tek njerëzit që konsumojnë alkool apo që hanë ushqime me yndyrë të lartë. Ato thjesht të çojnë drejt një jetë me cilësi të dobët, prandaj ne do t’ju paraqesim një pije që do të eliminojë të gjitha problemet me mëlçinë!

Postuar: 20/05/2018 - 21:39

Duhet ngrënë apo jo lëkura e peshkut? 

1) Do të këshilloja të preferonim peshkun e pjekur dhe jo atë të skuqur

Postuar: 20/05/2018 - 19:57

Një buzëqeshje e bardhë mund të tregojë çdo person tërheqës, të shëndetshëm dhe të ri.

Postuar: 20/05/2018 - 17:52

Depozitat e tepërta të yndyrës mund të dëmtojnë seriozisht shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Postuar: 20/05/2018 - 17:42

Njerëzit që jetojnë në zonat rurale janë më të lumtur se sa banorët e qytetit.

Postuar: 20/05/2018 - 17:37

Rrudhat e ballit ndryshojnë paraqitjen e njeriut dhe e bëjnë atë të ngjajë më i moshuar.

Postuar: 20/05/2018 - 17:16

Piperonal, një përbërës që gjendet tek piperi i zi, është zbuluar se mund të ulë ndjeshëm efektet e dëmshme të një diete të lartë në yndyrë.