BREAKING NEWS

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i Lulzim Bashës me ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i
x

Shëndeti

Mjeku francez jep alarmin: Kujdes, ky faktor rrit rrezikun e infektimit me COVID-19

Mjeku francez jep alarmin: Kujdes, ky faktor rrit rrezikun e infektimit me

Shefi i epidemiologjisë në Francë, të martën ka deklaruar se obeziteti është një nga faktorët kryesorë, të cilët e rrisin rrezikun e prekjes dhe infektimit me koronavirus.

Sipas tij, kjo mund të jetë arsyeja, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke u përballur me një numër të lartë të viktimave, për shkak të nivelit të lartë të obezitetit atje, shkruan Reuters.

Jean François Delfraissy, profesor dhe drejtor i këshillit shkencor në Francë, i cili këshillon qeverinë mbi masat që duhet marrë gjatë epidemisë, tha se në mesin e 67 milion njerëzve në Francë, 17 milion prej tyre janë më të rrezikuar nga koronavirusi për shkak të moshës, sëmundjeve ekzistuese dhe obezitetit.

Pavarësisht përhapjes së shpejtë të virusit në Francë, vendi ende është larg pikës ku 50 apo 60% e popullsisë mund të infektohen. Izolimi në Francë ka filluar më 17 mars dhe do të vazhdojë së paku deri më 15 prill.

Ai tha se gjatë 2 javëve te ardhëshme planifikohet të realizohen 100.000 deri në 250.000 teste brenda një ditë.