BREAKING NEWS

Ish kryeprokurorja ngre alarmin: Kemi më shumë shtëpi bari se shkolla

Ish kryeprokurorja ngre alarmin: Kemi më shumë shtëpi bari se
x
BREAKING NEWS

"Plastifikohet, lyhet me graso dhe vendosen letra karboni...", Karamuço zbulon metodat e reja që po përdorin trafikantët

"Plastifikohet, lyhet me graso dhe vendosen letra karboni...",
x
BREAKING NEWS

Çfarë i kërkoi në tavolinë ambasadorja Yuri Kim-Damian Gjiknurit? Kreshnik Spahiu zbulon prapaskenat

Çfarë i kërkoi në tavolinë ambasadorja Yuri
x
BREAKING NEWS

A po i çon Rama "miqtë" në burg? Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë dhe zbardh prapaskenat: Konfrontimi me amerikanët në hotel

A po i çon Rama "miqtë" në burg? Kreshnik Spahiu plas
x
BREAKING NEWS

Urdhër arresti për Putinin, reagon Gjykata Ndërkombëtare Penale

Urdhër arresti për Putinin, reagon Gjykata Ndërkombëtare
x
BREAKING NEWS

Nën përgjim prej 3 vitesh nga policia dhe SPAK, Klodiana Lala zbardh detaje nga dosja, si u zbulua lidhja e kryebashkiakut të Bulqizës me biznesmenin që i dha tenderin

Nën përgjim prej 3 vitesh nga policia dhe SPAK, Klodiana Lala zbardh
x
BREAKING NEWS

Gazetari tregon pse ju vendosën prangat kryebashkiakut të PS-së: Ju rrëfej takimet në tunel

Gazetari tregon pse ju vendosën prangat kryebashkiakut të
x
BREAKING NEWS

Takimi Kosovë-Serbi në Ohër/ Kurti tregon prapaskenat dhe rrëfen kërcënimin e Vuçiç

Takimi Kosovë-Serbi në Ohër/ Kurti tregon prapaskenat dhe
x

Shëndeti

Mjeku gjerman zbulon shkakun pse shumë njerëz kanë presion të lartë gjaku dhe si duhet ta përmirësojmë. Njihuni me këshillat e duhura

Mjeku gjerman zbulon shkakun pse shumë njerëz kanë presion

Simptomat më të zakonshme të presionit të lartë të gjakut janë dhimbja e kokës, zhurma në vesh, marramendje, vjellje, një ndjenjë e rëndimit në gjoks, gulçim, lodhje e shpejtë, tolerancë më e ulët ndaj përpjekjeve dhe shqetësime vizuale.

Tensioni i lartë i gjakut është një gjendje që nuk duhet anashkaluar, por në simptomat e para duhet të konsultoheni me mjekun i cili do të marrë masa të rëndësishme në terapi për të parandaluar komplikimet e mëtejshme dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Mjeku dhe psikoterapisti gjerman Ridiger Dahlke, i cili merret me mjekësinë alternative dhe psikosomatikën, ka shkruar libra të shumtë për lidhjen midis emocioneve dhe shëndetit fizik, disa nga më të njohurit që janë “Sëmundja si të folurit e shpirtit” dhe “Sëmundja si shteg”.

Ai në një ligjëratë që ka mbajtur para disa vitesh ka folur për lidhjen e disa sëmundjeve me gjendjet emocionale, ka treguar se cili mund të jetë shkaku i presionit të gjakut, pra me çfarë shoqërohet gjendja emocionale dhe mendore e kësaj sëmundje.

“Mesazhi është se vitaliteti ynë është në gjak, ai simbolizon jetën tonë. Rrjedha e vitalitetit si rrjedha e gjakut është nën presion të madh. Në shoqërinë e sotme, veçanërisht në shoqërinë e kapitalizmit të vonë, njerëzit janë nën një presion të madh. Në 20 vitet e fundit thoshin se edhe 170 është presion normal për një shtatëdhjetë vjeçar. Sot ata janë kthyer në normalitet, ndaj thonë se 120 është një presion i shëndetshëm. Presioni i lartë është aq i pranishëm në një shoqëri nën presion të lartë, saqë e kanë deklaruar si një gjendje normale, por nuk është. Jeni vazhdimisht duke luftuar, është normale nëse jeta juaj është në rrezik.

Nëse jeni në rrugë dhe makinat vijnë për t’ju takuar dhe papritmas njëra kërcen para jush. Pastaj presioni rritet. Ai që ka vazhdimisht tension të lartë, është vazhdimisht në situatë luftarake dhe në rrezik të madh, jeta e tij është në rrezik.

Jemi stërvitur të jemi të tillë, shumë të rëndësishëm, të vrapojmë pas parave, pas pushtetit. Trupi na e tregon këtë dhe na kërkon të luftojmë me gjërat vërtet të rëndësishme. Le të themi me një problem të fshehur autoriteti nga babai apo gjyshi im. Ne e gjejmë gjithmonë atë luftën e vërtetë që njeriu nuk po e lufton vërtet. Ai po lufton me të gjithë rreth tij, në Gjermani themi “me Zotin dhe botën”, dhe ai duhet të bëjë një luftë vërtet të rëndësishme, që është një luftë me autoritetin, më së shpeshti autoritetin e babait të tij.

Pranimi i autoritetit në mënyrën e duhur është një luftë që shumë prej nesh e luftojnë. Kur të mësojmë të kuptojmë se nga vjen kjo rezistencë, ne do të jemi në gjendje ta transformojmë atë në diçka tjetër, më të fuqishme dhe më të dobishme se presioni i ngritur”, u shpreh mjeku.