BREAKING NEWS

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu nxjerr për herë të parë EMRAT: Do ketë prurje të reja!

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu
x

Shëndeti

Mjeku Ylli Merja tregon përzierjen që lufton COVID-19: Këto kura alternativa...

Mjeku Ylli Merja tregon përzierjen që lufton COVID-19: Këto kura

Mjeku alternativ Ylli Merja i ftuar në emisionin e pasdites ‘Rudina’, dhe një sërë informacionesh për kujdesin ndaj shëndetit dhe pasojat që lë COVID-19.

Gjithashtu Merja dha këshilla dhe sesi mund t’i kalojmë simptomat e COVID-19, por dhe shumë pika të tjera që janë vërtet interesante për t’i mësuar aq më tepër kur flasim për mjeksinë alternative, që duket që po gjithnjë e me shumë funksionale.

Rudina Magjistari: Jemi në kohë Covidi dhe shumë njerëz e kanë kaluar, janë në fazën e rikuperimit, ka të tjerë që janë nën pasojat e Covidit, ka njerëz që thonë që kanë humbur shijen dhe nuhatjen dhe nuk po i kthehet. Çfarë mund të themi për këto raste dhe me çfarë mund të trajtohemi në mënyra alternative dhe bimore?

Ylli Merja: Pikat tona më të forta, ose armët tona më të forta ishin, një përzierje bimësh antivirale, një vaj esencial dafine të rritur në zonat shkëmbore, qoftë nga ultësira bregdetare, qoftë nga zona e Tepelenës etj, dhe propolisi me rigon. Propolisi me rigon është një produkt që ne e përpunuam, propolisin mbi 800 metra mbi nivelin e detit dhe morëm rigon nga zona e Jugut, ku ato lëndët e fuqishme vepruese ishin në vlerat më të larta. Përdorimi i këtyre të trejave, na dha padiskutim efekte të kënaqshme në luftën kundër Covidit.

Efeketet post-Covid ishin të vjellat, humbje e nuhatjes dhe shumë persona kishin shumë gërhitje. Receptorët e nuhatjes në mukozë e brendshme të hundës ka lidhje me këtë. Duke qenë se ka qenë pika e parë e kontaktit me Covidin, ato mund të dëmtoheshin dhe neve çfarë bënim në këto raste. Jo vetëm që duhet të çonim në këtë mukozë mbrojtësa dhe rigjenerues të këtyre fijeve nervore të cilën ia atribuam si të thuash helikrisumit, livandos dhe barit të bletës, por njëkohësisht donim të bënin edhe zgjerimin e rrugëve respiratore, siç ishe për shembull vaji i dafinës.

Këto janë elementët e përbërësit që dikush mund të spruconte duart dhe të thithte ajrin me hundë, ose spruconte maskën, e vinte në hundë dhe rikthimi i nuhatjes bëhej brenda 7-8 ditësh.