Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja çfarë thotë kryeministri Rama  

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja
x

Shëndeti

Mos e bëni asnjëherë këtë gabim, si të pastroni veshët në kushte shtëpie dhe çfarë duhet të shmangni

Mos e bëni asnjëherë këtë gabim, si të pastroni

Çdo vit mijëra njerëz i drejtohen zyrës së mjekut ORL ose siç quhet në përditshmëri mjeku i veshëve.

Në të shumtën e rasteve sipas mjekëve kjo ndodh pasi njerëzit ndiejnë dhimbje, bllokime apo zhurma të veshit.

Një ndër arsyet kryesore që i shkakton këto simptoma pa dyshim është dëmtimi që shkaktohet gjatë pastrimit të veshëve.

Pambukët për pastrimin e veshëve i gjen në çdo shtëpi dhe janë një mënyrë e shpejtë dhe ndonjëherë edhe efikase në këtë proçes.

Megjithëse për momentin mund të duket sikur keni shpëtuar nga problem, mjekët thonë se jo gjithnjë është ashtu.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju shpjegon përse kunjat e pambukut për pastrimin e veshëve mund të jenë të dëmshme dhe si t’a evitoni këtë dëm.

Shëndeti i veshëve

Kunjat e holla me skaje të rrethuara me një masë pambuku janë mënyra më e përdorur e pastrimit të veshëve.

Ato përdoren gjerësisht për të nxjerrë jashtë veshit dyllin e mbledhur brenda.

Gjithsesi kjo mund të jetë problematike për membranën e veshit tuaj sipas këshillave të ekspertëve.

Dylli i veshit ka si funksion mbrojtjen e tij nga infeksionet e jashtëme, futja e ujit apo nga pluhuri.

Trupi zakonisht arrin t’a thajë dhe t’a nxjerrë atë në mënyrë natyrale dyllin duke mos e dëmtuar veshin.

Ndërsa në rastet kur e largoni me anë të kunjave të pambukta, kanalet hyrëse të veshëve mbeten jo vetëm të pambrojutura, por edhe mund të bllokohen.

Dëmtimi nga kunjat

Kunjat e veshëve sipas mjekëve mund të jetë hapi i parë drejt bllokimit të veshëve.

Kur përdoren këto kunja, dylli shtyhet drejt membranës timpanike së veshit, duke krijuar vështirësi në dëgjim apo dhimbje.

Duke e shtyrë gjithnjë e më shumë dyllin nëpër kanalet e veshëve krijoni një shtresë në të cilën ngecin papastërtitë.

Për të evituar bllokimin dhe dëmtimin e veshëve sigurohuni që të bëni kontrolle periodike tek mjeku për të pastruar veshët tuaj.

Si t’i  pastroni në shtëpi

Mënyra më ë mirë dhe e sigurt që mund t’a bëni dhe vetë është pastrimi me pika nga farmacia herë pas here.

Bëjeni këtë të paktën dy herë në ditë, për 4 ose 5 ditë

Pas një ose dy ditësh që keni hedhur pikat, pastrojini veshët duke i hedhur shumë pak ujë në temperaturë ambienti.

Mbajeni për disa sekonda dhe nxirreni uji nga kanali i veshëve tuaja.

Më pas kujdesuni të thani plotësisht kanalin e veshëve dhe mund ta përsërisni këtë proçes derisa i gjithë dylli të jetë tharë dhe të këtë dalë jasht./AgroWeb.org