Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mos e bëni këtë gabim/ 8 ushqimet që duhen shmangur sidomos pas moshës 40-vjeçare

Postuar: 09/09/2019 - 07:55

Ndjekja e një diete të shëndetshme është e rëndësishme në çdo moshë. Megjithatë, pas moshës 40 vjeç, vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet asaj që hani. Në të vërtetë, ka 8 ushqime që duhen shmangur pas moshës 40 vjeç, pasi tretja jonë ngadalësohet dhe nuk arrin të menaxhojë ritme të njëjta si kur ishim 20 ose 30 vjeç.

Cilat janë 8 ushqimet që duhen shmangur pas moshës 40 vjeçare?

Në moshën 40 vjeçare duhet të filloni të mendoni për shëndetin e zemrës dhe eshtrave. Në fakt, meshkujt mbi moshën 40 vjeç kanë më shumë gjasa të vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare. Gratë, nga ana tjetër, përballen me probleme të kockave.

Kjo është arsyeja pse në këtë periudhë është e nevojshme të konsumoni ushqime të pasura me fibra si fasule, bizele, mollë dhe fruta agrume. Nga ana tjetër, duhet të zvogëlohet ose të shmanget konsumimi i mishit të industrializuar (salsiçe, sallam, proshutë), kripërat e tepërt, ëmbëlsirat, biskotat, akulloret, pijet joalkoolike, ushqimet me glutamat monosodium. (patatet e skuqura, hamburgera, hot-dog, etj).

Në moshën 50 vjeçare, gratë në menopauzë fillojnë të kenë probleme kardiovaskulare. Për të reduktuar këtë rrezik është e këshillueshme që të merrni omega 3 dhe vitamina B, të përfshira në ushqime të tilla si peshku, maja e birrës dhe fara liri.

Në moshën 60 vjeç, zakonet e të ngrënit duhet të riformulohen (nëse janë të gabuara). Është e rëndësishme të konsumoni vakte të vogla (5 herë në ditë) dhe të konsumoni vitamina dhe shtesa. Përveç konsumimit të shumë frutave dhe perimeve, është e rëndësishme që të pini shumë lëngje për të shmangur kapsllëkun.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/09/2019 - 20:52

Mjekët pretendojnë se një grua ‘kuroi’ kancerin ovarian, pasi mori trajtimin tradicional të vajit të kanabisit dhe ekstraktit të kajsisë.
 

Postuar: 16/09/2019 - 15:23

A do donit ta dinit edhe ju se kur e keni fundin?

Postuar: 16/09/2019 - 14:58

Ka një numër njerëzish që kërkojnë një përgjigje për pyetjen, a është kafeja e mirë për lëkurën t

Postuar: 16/09/2019 - 14:16

A e dini se domatet janë ushqime me shumë acid dhe për këtë arsye mund të shkaktojnë djegie te nj

Postuar: 16/09/2019 - 14:07

Kolesteroli i lartë mund të çojë në sëmundje koronare të zemrës, e cila është shkaku më i madh i

Postuar: 16/09/2019 - 11:51

Shpesh herë shohim që na bien qerpikët ose një rrallim të tyre, dhe nuk u kushtojmë vëmendje pasi

Postuar: 16/09/2019 - 09:53

Enti Federal i Mjedisit ka gjetur thuajse te të gjithë fëmijët e kontrolluar mbetje plastike.