BREAKING NEWS

SPAK merr vendimin e papritur, rrëzon OFL-në dhe heq sekuestron për 48 pasuri: U bllokuan në kundërshtim me ...

SPAK merr vendimin e papritur, rrëzon OFL-në dhe heq sekuestron
x

Shëndeti

Mos e ndani nga dieta juaj/ Zbuloni mrekullinë që bën limoni për të gjithë ata që vuajnë nga problemet me zemrën

Mos e ndani nga dieta juaj/ Zbuloni mrekullinë që bën limoni

Limoni përmban një sasi të madhe të vitaminës C, e cila është shumë e dobishme për trupin tonë. Madje sipas ‘Healthline’ në një limon gjenden 31 mg vitaminë C.

Disa studime kanë treguar se konsumi jo vetëm i limonit, por edhe i shumë frutave që janë të pasura me vitaminën C çojnë në zvogëlimin e rrezikut të prekjes nga sëmundjet e zemrës.

Veç vitaminës C te limoni gjejmë edhe fibra, të cilat e ndihmojnë shumë shëndetin tonë, e sidomos në zemër.

Për këtë arsye është mjaft i këshillueshëm konsumi i kësaj frute dhe i produkteve të tjera që përmbajnë vitaminën C.