Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mos e ndani nga tavolina/ Njihuni me 10 sëmundjet që shëron limoni

Postuar: 16/05/2019 - 10:06

Limoni është një frut shumë kurativ i familjes së agrumeve, madje më i pëlqyeri ndër ta, për vlerat e tij të shumëfishta. Rritet gjerësisht në zonat bregdetare. Përmban kryesisht acid citrik dhe askorbik, por edhe mjaft vlera të shumta ushqyese si: vitaminat C, PP, B1, B2, karotinë, 89% ujë, 0.4% proteina, 0.38 % yndyrë, deri në 10 % karbohidrate, kripëra minerale, etj.

Limoni preferohet mjaft në mjekësinë popullore, ku i përdoren pothuajse të gjitha pjesët e tij përbërëse. Fruti i limonit është ilaçi më i mirë antiskorbik. Ai është freskues dhe kuron me sukses të gjitha sëmundjet që shoqërohen me ethe, pasi ul temperaturën, kuron dhimbjet e kokës, migrenën, gingivin, kalotat, sëmundjet e organeve të frymëmarrjes dhe atyre të rrugëve urinare, ekzemat, sëmundjen e majmurisë dhe atë të sheqerit, ndalon rrjedhën e gjakut nga hunda etj.

Lëngu i limonit ka gjetur përdorim si freskues, në prodhimin e limonadave dhe ëmbëlsirave të ndryshme, në përgatitjen e aromave etj. Limoni i përzier me sheqer mbron shëndetin, stimulon oreksin dhe përdoret me sukses në eliminimin nga organizmi të kripërave të kristalizuara.

Pirja e lëngut të tij parandalon vjelljen. Për qëllime mjekësore, përdoren edhe lëkurat e tij, të cilat qërohen nga pjesa e bardhë sfungjerore, thahen me kujdes në stufë në temperaturë 40 gradë C dhe përdoren për prodhimin e ujit të kolonjës.

Gjithashtu kanë gjetur përdorim praktik farat, gjethet dhe lulet e limonit. Nga lulet, përgatitet një reçel aromatik.

Sëmundjet gripale

Për të kuruar acarimin e fytit dhe të mukozës së gojës, përdoret kjo kurë: Merret një kokërr limoni dhe shtydhet lëngu i tij në një gotë. Ai pihet menjëherë, i ngrohtë dhe 2-3 orë para buke.

Acarimi i bajameve

Limoni ka gjetur përdorim të gjerë kundër acarimit ose qelbëzimit të bajameve. Në këto raste këshillohet të merret një kokërr limon me madhësi mesatare. Ajo pritet në mes në drejtim të gjerësisë dhe të dy gjysmat e saj vendosen në një pjatë mbi zjarr, derisa të ngrohet lëngu. Pastaj, dy gjysmat, pasi janë ngrohur, vendosen mbi bajame. Lidhen me fashë dhe lihen aty, derisa të ftohen. Ky veprim përsëritet 2-3 ditë resht, para gjumit.

Sëmundjet e mëlçisë

Për 20-30 ditë rresht, çdo mëngjes, një orë para buke, pihet lëngu i një kokrre limoni, së bashku me një lugë gjelle vaj ulliri dhe një lugë gjelle mjaltë. Këshilla e përmendur jep rezultate të mira edhe kundër sëmundjes së verdhëzës, në organizmat e dobësuar.

Sëmundjet e reumatizmit

Merren 2 kokrra limoni dhe pa ia hequr lëkurën grihen në rende. Masa përzihet me 1-2 lugë kafeje sheqer dhe hahet esëll në mëngjes. Ky veprim përsëritet 20-30 ditë rresht.

Gurët në veshka dhe fshikëzën urinare

Lëngu i limonit përdoret kundër gurëve në veshka dhe në fshikëzën urinare. Për këtë qëllim duhen konsumuar 2-4 kokrra limoni, çdo ditë, për 1-3 muaj.

Mjegullimi i syve

Lëngun e 2 kokrrave limoni e shtrydhim në gjysmë litri ujë. Uji është mirë të zihet para se të hidhet lëngu i limonit. Me këtë përfitim lahen sytë dy herë në ditë, derisa të përmirësohet gjendja.

Frymëmarrja e vështirësuar

Shtrydhet lëngu i 3 limonëve dhe i shtohet 1 lugë kripë e imët. Masa tundet, derisa të shkumojë. Prej kësaj tretësire merret nga 1 lugë çdo orë. Ky ilaç ndikon mirë edhe në sëmundjet e mëlçisë dhe pengesat në tretjen e ushqimit.

Sëmundjet e tensionit të gjakut

Në mëngjes esëll konsumohet një gotë limonadë, e përgatitur me lëngun e një kokrre limoni. Është mirë që gjatë ditës, në vend të ujit të konsumohet vetëm limonadë, në mënyrë që tensioni i gjakut të normalizohet.

Urinimi i pakontrolluar në gjumë

Shtrydhni gjysmë kg limona. Në lëngun e përftuar hidhen lëvozhgat e 5 kokrrave vezë të pastruara mirë. Kur lëvozhgat të shkrihen në lëngun e limonit, përbërja kullohet dhe vendoset në një shishe të mbyllur. Lëngu i përftuar konsumohet 3 herë në ditë nga 1 gotë, i zbutur me pak ujë.

Pezmatimi i nervave

Lëngut të një limoni i shtohet pak kripë. Në këtë tretësirë njomet lecka e pastër, vihet në nervin e pezmatuar dhe lidhet me një fashë pambuku. Nervit të pezmatuar gjithashtu i duhet bërë masazh i vazhdueshëm.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/07/2019 - 13:34

Lulet e kulumbrisë çelin para gjethëzimit, të cilat mund të gjenden të vetmuara, ose në grupe të mëdha. Fruti i rrumbullakët me ngjyrë bojëqielli në të zezë piqet në muajt e nxehtë të verës.

Postuar: 17/07/2019 - 12:27

Rreth kafesë janë bërë shumë studime, ku shkencëtarë të ndryshëm kanë arritur në konkluzione dhe

Postuar: 16/07/2019 - 12:00

Gjethet e limonit përdoren në gatime dhe lëngjet e frutave për të ofruar një shije dhe aromë shte

Postuar: 16/07/2019 - 09:00

Më poshtë do gjeni pesë ushqimet që nuk duhet t'i konsumoni apo t'i konsumoni në sasi të

Postuar: 15/07/2019 - 10:40

Por çfarë ndodh nëse sekreti i gjumit varet tek një trup dhe mendje e shëndoshë, është aq i thjes

Postuar: 15/07/2019 - 09:11

Kjo mund t’i habisë shumë njerëz, megjithatë në shtëpinë tuaj ka disa produkte toksike, të