Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mos e shmangni asnjëherë! Ky është fruti i vetëm që balancon ç'rregullimet në trupin tuaj dhe ju ndihmon të bini nga pesha

Postuar: 06/07/2019 - 08:55

 Edhe pse avokado ka hyrë shumë vonë në tregun tonë vendas krahasuar me atë evropian e më gjerë, është shndërruar shumë shpejt në një prej produkteve më të çmuara për shëndetin aq sa nuk do të gënjenim aspak nëse themi që ky frut çudibërës është i vetmi që ju ndihmon të rivendosni ekuilibrin hormonal, të humbni peshë dhe të mbroheni nga kanceri. Më poshtë, Living ju njeh me 5 arsyet kryesore përse duhet të konsumoni avokado:

1.Përmirëson shëndetin e zemrës: Avokado balancon lipidet e gjakut për shkak të acideve të shëndetshme yndyrore që përmban. Në një avokado me madhësi mesatare gjenden rreth 71% acide yndyrore mono të ngopura, 13% acide yndyrore poli të ngopura dhe 16% acide yndyrore të ngopura. Konsumi i vazhdueshëm i avokados përmirëson qarkullimin e gjakut dhe pastron arteriet e venat.
2.Lëkurë dhe flokë të shëndetshëm: Vitaminat dhe acidet esenciale Omega-3 që gjenden tek avokado ndihmojnë lëkurën tuaj të jetë sa më e shëndetshme dhe të balancojë nivelin e sebumit, si dhe është një ndër hidratuesit më të mirë të skalpit dhe flokëve. Avokado përmban luteinë, një karotenoid që mbron dhe forcon shikimin.
3.Parandalon kancerin: Një studim i botuar në Journal of Nutrition and Cancer, zbuloi se elementet fitokimike që gjenden tek avokadot janë shumë të fuqishëm për të zëvendësuar kemioterapinë tek pacientët që vuajnë nga kanceri i gojës. Hulumtime të mëtejshme kanë provuar po ashtu se antioksidantët karotenoidë të avokados pengojnë rritjen e qelizave kancerogjene të kancerit të lëkurës.
4.Ju ndihmon të humbni peshë: Dietat e varfra në karbohidrate, por të pasura në yndyrna të shëndetshme përshpejtojnë rënien nga pesha. Për këtë arsye duhet ta bëni avokadon pjesë të regjimit tuaj dobësues.
5.Ndihmon në balancimin e niveleve të hormoneve: Avokado përmban acide yndore esenciale që ndihmojnë natyrshëm në balancimin e çrregullimeve hormonale dhe ndikojnë në funksionin riprodhues dhe atë njohës.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/07/2019 - 13:34

Lulet e kulumbrisë çelin para gjethëzimit, të cilat mund të gjenden të vetmuara, ose në grupe të mëdha. Fruti i rrumbullakët me ngjyrë bojëqielli në të zezë piqet në muajt e nxehtë të verës.

Postuar: 17/07/2019 - 12:27

Rreth kafesë janë bërë shumë studime, ku shkencëtarë të ndryshëm kanë arritur në konkluzione dhe

Postuar: 16/07/2019 - 12:00

Gjethet e limonit përdoren në gatime dhe lëngjet e frutave për të ofruar një shije dhe aromë shte

Postuar: 16/07/2019 - 09:00

Më poshtë do gjeni pesë ushqimet që nuk duhet t'i konsumoni apo t'i konsumoni në sasi të

Postuar: 15/07/2019 - 10:40

Por çfarë ndodh nëse sekreti i gjumit varet tek një trup dhe mendje e shëndoshë, është aq i thjes

Postuar: 15/07/2019 - 09:11

Kjo mund t’i habisë shumë njerëz, megjithatë në shtëpinë tuaj ka disa produkte toksike, të