Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Shëndeti

Mos flini më përmbys, nuk do ta besoni se çfarë po i shkaktoni trupit tuaj

Mos flini më përmbys, nuk do ta besoni se çfarë po i

Gjumi është shumë i rëndësishëm në jetën tonë. Ai mund të cilësohet si një ndër sekretet për të qenë në formë dhe për ta përballuar më mirë ditën.

Gjumi dhe cilësia e tij ndikojnë shumë në shëndetin tonë. Prandaj ekspertët kanë lajme të këqija për ata që adhurojnë pozicionin e fjetjes barkas.

Ky pozicion mund të shkaktojë probleme të shumta që lihen pas dore. Personat që flenë përmbys e mbajnë kokën nga njëra anë e jastëkut, duke zgjatur tej mase qafën, gjë që sjell probleme në shtyllën kurrizore.

Sakaq, sugjerimi i ekspertëve është fjetja me shpinë, ose të paktën në krah.

Gjithashtu, për një gjumë cilësor nevojitet edhe një jastëk i rehatshëm, jo shumë i lartë, si dhe një dyshek i mirë.