
Tërmet i fortë në vend/ Lëkundet Durrësi e Laçi, ndihet edhe në Tiranë, ja sa ballësh ishte

Mos hani hudhër përpara gjumit, kur të mësoni arsyen nuk do ta bëni më kurrë këtë gjë

Shkruar nga SOT.COM.AL 8 Prill 2020

Hudhra është padyshim një ushqim që nuk duhet të mungojë gjatë ditës.
Vlerat e saj për shëndetin janë të panumërta, sidomos kundër virozave dhe inflamacionit por kur vjen puna tek gjumi, ajo nuk ka asnjë ndikim në cilësinë e tij.
Sipas të dhënave hudhra është efikase në trajtimin e sëmundjeve si ateroskleroza, ishemia, problemet me imunitetin, artritin dhe problemeve me shikimin.
Në këtë artikull do të mësoni arsyet përse hudhra nuk rekomandohet të konsumohet në mbrëmje përpara gjumit, dhe jo vetëm prej aromës së fortë.
Hudhra Irriton Stomakun
Hudhra e stimulon të gjithë sistemin tretës, ndaj sasitë e mëdha të hudhrës të ngrëna në mbrëmje, intensifikojnë sekretimin e lëngjeve gastrike dhe të pështymës.
Një gjë e tillë do t’ju lërë pa gjumë.
Sekreti i përvetësimit të vlerave të hudhrës është ta konsumoni atë në mëngjes ose në drekë.
Si mund ta konsumoni
Rekomandohet që nëse doni të konsumoni hudhër në darkë, atëherë duhet ta hani dy-tre orë para gjumit dhe ta shoqëroni me ushqim.
Kështu do të evitoni aciditetin e stomakut.
Hudhra dhe Rrugët e Frymëmarrjes
Hudhra hap rrugët e frymëmarrjes dhe përthan sekrecionet
Por kjo nuk do të thotë që hudhrën duhet ta hani përpara gjumit.
Mjafton që atë ta konsumoni gjatë ditës rregullisht, pra në mëngjes ose rreth drekës.
Fuqitë E Pashtershme Të Hudhrës
Nëse hudhra nuk ju shkakton probleme në stomak, atëherë duhet ta hani atë rregullisht.
Nëpërmjet hudhrës, ju do të mund të furnizoni trupin me ushqyes të dobishëm.
Hudhra ndihmon sistemin imunitar dhe atë kardiovaskular të funksionojnë në mënyrë maksimale.
Sa i përket gjumit, AgroWeb.org ju rekomandon një sërë ushqimesh siç janë: spinaqi, arrat, brokoli, kungulli, avokado, banania.
Njerëzit që kanë probleme me gjumin duhet të shmangin ushqimet e përpunuara.
Ushqimet me sheqer, karbohidrate, yndyrë kanë një ndikim të fortë në procesin përgjumës të trupit.
Ato vështirësojnë çdo përpjekje të trurit për të prodhuar melatoninë, sidomos nëse konsumohen shumë pranë orarit të gjumit.
Çokollata gjithashtu nuk rekomandohet përpara gjumit sepse ndërpret procesin e sekretimit të hormoneve të gjumit./AgroWeb.org
Më të lexuarat


Mbron shëndetin e zemrës, ky është përbërësi me fuqi të jashtëzakonshme, ja ushqimet ku gjendet

Pastrojnë tërësisht mushkërinë, këto janë 7 ushqimet që nuk duhet t’i ndani nga dieta juaj, sidomos në këtë periudhë

Mos i thoni kurrë jo! Gjyshet shqiptare i kanë përdorur shumë/ Ja cilat sëmundje shërojnë fiqtë e thatë

Imunë ndaj COVID-19, ekspertët shpjegojë pse nuk preken nga koronavirusi disa persona kur bien në kontakt me të infektuar, pavarësisht se nuk e kanë kaluar asnjëherë virusin

Mund të shpëtoni nga këto probleme vetëm duke bërë seks

Pasi të lexoni këtë, do të shkoni të lani jastëkët menjëherë

5 ushqime të shpejta në supermarkete, që do t’ju bëjnë të humbisni peshë në pak kohë

Kanë vlera të pabesueshme shëndetësore, 4 arsyet përse duhet ta konsumoni sa më shumë këtë frut

Me 10 gjethe dafine shëroni të gjitha sëmundjet, përmirësoni shëndetin tretës, problemet me frymëmarrjen, zemrën dhe kundër diabetit. Ja si duhen përdorur

Keni siklet nga djersitja e tepërt? Mësoni nga çfarë shkaktohet dhe pse duhet të shqetësoheni
