BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Shëndeti

Mos i anashkaloni! Këto janë shkaqet që ju shtoni në peshë

Mos i anashkaloni! Këto janë shkaqet që ju shtoni në

Ne fokusohemi aq shumë në djegien e kalorive përmes palestrës dhe ushtrimeve fizike, sa që harrojmë shpesh herë se sa i jashtëzakonshëm është trupi i njeriut dhe mund të djegë kaloritë e tepërta vetë.Në fakt, sado që duket e pabesueshme, një gjë e tillë është e vërtetë. Secila qelizë, sado e vogël, në trupin tonë luan një rol të caktuar  në metabolizmin tonë – procesi i shndërrimit të ushqimit në energji.

 
Sa më shpejt që punon metabolizmi, aq më shumë kalori djeg trupi ynë, transmeton Klan Kosova.
 
Më poshtë po ju sjellim disa këshilla pikërisht se si të përshpejtoni metabolizmin tuaj, duke larguar disa nga shprehitë, që mund të mendoni se janë të shëndetshme, por në fakt po ju bëjnë që të shtoni peshë.
 
Një orar i çrregullt i të ushqyerit
 
Studimet tregojnë se një orar i çrregullt i të ushqyerit mund të ndikojë në shtimin e peshës. Trupi juaj thjesht nuk e di kur e ka shansin të marrë më shumë ushqim dhe përpiqet të ngadalësojë metabolizmin, për çdo rast.
 
Zgjidhja: Gjeni regjimin e juaj ushqimor që ju përshtatet më mirë dhe përmbajuni këtij orari.
 
Mungesa e gjumit
 
Nuk është një surprizë që njerëzit që nuk flenë sa duhet nuk kanë shumë energji, që nënkupton se ata do të përdorin më pak kalori gjatë ditës.
 
Zgjidhja: Edhe pse nuk është gjithmonë e lehtë, përpiquni të flini sa duhet. Provoni të konsumoni çaj të bimëve para se të flini.
 
Kur nuk hani sa duhet
 
Nëse ju hiqni dorë nga kaloritë, trupi juaj kalon në “gjendje urie” dhe ngadalëson ritmin e metabolizmit duke u përpjekur të mbajë energjinë sa më shumë që është e mundur.
 
Të kontrolloni sa kalori konsumoni është një gjë shumë e rëndësishme nëse doni të humbni peshë, por mos shkoni shumë larg.
 
Dietologët këshillojnë që të hiqni dorë nga 200 kalori për humbje të shëndetshme në peshë.
 
Të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë
 
Nëse kaloni shumë kohë në zyre, duhet ta dini se të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë  mund të ndikojë në metabolizmin tuaj.
 
Shumë studime e vërtetojnë dhe shumë kompani inkurajojnë stafin e tyre që të bëjnë disa ushtrime të zgjatjes dhe ushtrime të tjera të thjeshta çdo 30 minuta.
 
Ndërprerja e orës së brendshme
 
Të gjithë ne kemi një orë të brendshme, dhe nëse kjo ndërpritet kohë pas kohe, gjithë trupi juaj vuan, veçanërisht metabolizmi.
 
Kur nuk konsumoni sa duhet kalcium
 
Të merrni kalcium sa duhet është jashtëzakonisht e rëndësishme kur vjen puna te rregullimi i metabolizmit.
 
Nëse nuk ju pëlqen qumështi ose jeni intolerant ndaj laktozës, nuk është një problem pasi ka shumë ushqime që janë të pasura me kalcium dhe mund të gjeni diçka që ju pëlqen.
 
Dehidrimi
 
Secili proces në trupin tuaj varet nga sasia e ujit që konsumoni. Nëse jeni të dehidratuar, asgjë nuk funksionon si duhet. Një studim  ka gjetur se konsumimi i ujit në sasinë e duhur mund ta rrisë shpejtësinë e metabolizmit tuaj pëe 30 %.
 
Mungesa e proteinave
 
Proteinat luajnë një rol të rëndësishme në mbajtjen e peshës trupore ideale. Në krahasim me karbohidratet ose yndyrnat, proteinat luajnë  një rol të rëndësishëm për përshpejtimin e metabolizmit tuaj.
 
Po ashtu, do t’iu bëjë që të ndiheni të ngopur dhe si rrjedhojë të konsumoni më pak kalori.
 
Mungesë e ushtrimeve fizike
 
Të bëni madje edhe vetëm pak ushtrime fizike mund të bëjë që të ndiheni më mirë.