BREAKING NEWS

“Në mesnatë Alibeaj ndryshoi listat pa na pyetur”/ Dha dorëheqjen nga gara për kryetar Bashkie në Korçë, Gjata zbardh prapaskenat e forta

“Në mesnatë Alibeaj ndryshoi listat pa na pyetur”/ Dha
x
BREAKING NEWS

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113 mijë eurot nga biznesmeni

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113
x
BREAKING NEWS

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha thirrje policisë: Shkoni te bandat, te ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë makinat janë vjedhur në të njëjtin qytet

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha
x
BREAKING NEWS

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top Channel kanë ndjerë rrezik, ata e dinë se nga vjen sulmi

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e kandidatëve të PD-së: Bombën ia ka vënë Berisha

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e
x
BREAKING NEWS

Kush e ka radhën? Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik: Këtë vit do ketë “non grata” të tjerë

Kush e ka radhën? Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik:
x

Shëndeti

Mos i neglizhoni se mund të jenë fatale! Prej muajsh kolla juaj nuk po pushon? Mjekja e njohur tregon shkaqet kryesore: Nga medikamentet te sëmundjet

Mos i neglizhoni se mund të jenë fatale! Prej muajsh kolla juaj nuk po

Irritimi i rrugëve të frymëmarrjes pas një të ftohure apo gripi Zakonisht simptomat nga një e ftohur apo grip kalojnë brenda disa ditëve. Por, mund të ndodhë që kolla juaj të mos qetësohet, madje mund të vazhdojë për javë apo muaj.

Kjo ndodh si pasojë e ndryshimeve që shkakton virusi apo ndryshimi i temperaturave në rrugët e frymëmarrjes, mukozat bëhen të ndjeshme dhe duan kohë të kthehen në gjendjen e mëparshme. Dr. Enkelejda Afiani jep këto këshilla që nuk duhet t'i neglizhoni.

Duhani
Duhani dëmton mekanizmat mbrojtës të rrugëve të frymëmarrjes duke rritur inflamacionin.

Përdorimi i medikamenteve që frenojnë kollën

Kolla është një refleks mbrojtës që mbron rrugët e frymëmarrjes duke nxjerrë jashtë sekrecionet apo trupat e huaj. Duke frenuar kollën, sekrecionet mbeten në rrugët e frymëmarrjes dhe ndihmojnë në mbivendosjen e një infeksioni bakterial. Po ashtu, mosmarrja në sasi të mjaftueshme e lëngjeve mund të ndikojë në zgjatjen e kollës.

Alkooli dhe pijet me përmbajtje kafeine nuk rekomandohen, pasi thajnë mukozat dhe shtojnë refleksin e kollës.

Rinitet alergjike (rrjedhje e hundëve) dhe astma
Janë shkaktarë të zakonshëm të kollës. Një infeksion viral mund të shkaktojë një atak astme. Disa njerëz mësojnë që janë me astmë, pasi kanë kaluar një të ftohtë. Në këto raste, pacienti krahas kollës mund të ketë vështirësi në frymëmarrje dhe fishkëllima në gjoks.

Sëmundje të mushkërisë
Pneumonitë dhe më rrallë, tumoret, emfizema etj, janë sëmundje specifike, të cilat diagnostikohen nëpërmjet ekzaminimeve të rekomanduara nga mjeku.

Sinusiti
Rrjedhja e sekrecioneve nga sinuset në gojë mund të nxisë refleksin e kollës. .
Refluksi i acidit. Shfaqet me gromësira, djegie gjoksi, kollë kronike të tejzgjatur.

Sëmundje të zemrës. Kolla nga insufiçienca kardiake mund të jetë e thatë ose me sekrecione shkumoze me ngjyrë rozë.

Stresi, nervozizmi apo gjendja psikologjike, mund të shkaktojnë ose zgjasin kollën.