BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Shëndeti

Mos i neglizhoni, shenjat që tregojnë se zemra juaj nuk po punon mirë

Mos i neglizhoni, shenjat që tregojnë se zemra juaj nuk po punon

Sipas Qendrës për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve, rreth 610,000 njerëz vdesin për shkak të problemeve me zemër çdo vit vetëm në SHBA. Si burrat ashtu edhe gratë preken nga sëmundjet e zemrës, për shkak të disa arsyeve të ndryshme që kanë lidhje me mënyrën e jetesës. Megjithatë, ka shumë shenja dhe paralajmërime që na informojnë se zemra nuk po punon mirë.

Ne sot i kemi mbledhur disa prej shenjave më të zakonshme paralajmëruese se zemra nuk po punon mirë, të cilave duhet t’iu kushtoni vëmendje sapo t’i vëreni. Mund të klikoni këtu nëse dëshironi t’i shihni edhe 8 shenja të tjera paralajmëruese.

Dhimbje që shpërndahet në krah

Shumë burra përjetojnë dhimbje në krahun e majtë, përderisa gratë e përjetojnë dhimbjen e njëjtë por në të dy krahët, ose në të majtin ose në të djathtin. Disa gra madje kanë thënë se kanë përjetuar dhimbje të pazakonshme në bërryl para se të pësonin sulm në zemër. Kjo ndodh për shkak se dhimbja udhëton nga zemra në boshtin kurrizor, aty ku shumë nerva të trupit janë të lidhura dhe truri hutohet dhe mendon se krahu po ju dhemb, kur problemi nuk është aty, transmeton Pergatit.com.

Kollë që nuk largohet

Kolla mund të ndodh për shkak të arsyeve të ndryshme por mund të jetë edhe shenjë e një sëmundjeje kardiovaskulare. Kollitja e vazhdueshme që prodhon një lëng ngjyrë rozë që përmban gjak, ka lidhje me dështimin e zemrës. Megjithatë, kolli është një simptomë e gjerë dhe shenjë e një problemi më serioz, që është dispnea dhe humbja e papritur e frymëmarrjes.

Nivele ekstreme dhe të pazakonshme të ankthit

Shumë studime kanë treguar se njerëzit që vuajnë nga ankthi ekstrem qysh në moshë të re, janë të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës. Ankthi mund të shkaktohet qoftë nga një jetë stresuese apo çrregullimeve të ndryshme duke përfshirë çrregullimin e panikut dhe ankthin fobik. Disa nga efektet e ankthit në zemër përfshijnë takikardi, presion të rritur të gjakut dhe rënie e të rrahurave të zemrës.

Këmbë, kyçe dhe shputa të ënjtura

Kur zemra nuk e pompon mirë gjakun, lëngu nga enët e gjakut hyn në indet përreth dhe këmbët dhe shputat janë vendet më të zakonshme të ndikimit, për shkak të gravitetit. Kjo quhet ‘edema periferike’ dhe shumë njerëz që e kanë atë nuk vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Megjithatë, kjo është një simptomë shumë e zakonshme tek pacientët me probleme të zemrës dhe duhet t’i kushtoni vëmendje.

Humbje apetiti dhe të përziera

Shumë pacientë që vuajnë nga sëmundjet e zemrës shfaqin mungesë të apetitit ose të përziera edhe nëse kanë ngrënë shumë pak. Arsyeja për këtë është grumbullimi i lëngjeve përreth mëlçisë dhe zorrëve që ndërhyjnë në tretjen e duhur. Këto simptoma përcillen me dhimbje abdominale dhe nëse po i përjetoni të gjitha këto së bashku, duhet ta vizitoni mjekun menjëherë.

Skuqje të lëkurës dhe njolla të pazakonshme

Dy studime të ndryshme të kryera nga Gazeta e Alergjisë dhe Imunologjia Klinike dhe Gazeta Amerikane e Kardiologjisë treguan se ekzema dhe herpesi janë faktor rreziku të sëmundjeve të zemrës. Ata që kanë ekzema u zbulua se kanë 48% gjasa të vuajnë nga tensioni i lartë dhe 29% gjasa të kenë kolesterol të lartë. Kurse ata që kishin herpes kishin 59% më shumë gjasa të pësojnë sulm në zemër sesa ata që nuk e kishin këtë gjendje shëndetësore.

Humbje e vetëdijes dhe të fikët

Humbja e vetëdijes dhe rënia të fikët është shumë e zakonshme tek pacientët me probleme të zemrës. Kur zemra nuk pompon gjak mirë, është për shkak se rrjedhja e gjakut bllokohet nga një arterie e bllokuar ose ngushtimi i valvuleve. Nëse ndjeni shkurtim të frymëmarrjes dhe ju bie të fiket për një periudhë kohore, vizitoni menjëherë mjekun dhe kontrollojeni zemrën.