BREAKING NEWS

Pas Berishës, Genc Ruli shënjestron Metën dhe e cilëson LSI parti klienteliste, Basha në luftë të hapur me paraardhësin dhe Presidentin

Pas Berishës, Genc Ruli shënjestron Metën dhe e cilëson LSI
x

Shëndeti

Mos u habisni sa shumë përfitime paska për shëndetin! “Pak ftohje në ditë mban larg mjekun”/ Shkencëtarët tregojnë efektet e mëdha pozitive të temperaturave të ulëta, nga shkrirja e dhjamit deri tek parandalimi i diabetit

Mos u habisni sa shumë përfitime paska për shëndetin!

Teksa zgjidhni të qëndroni ngrohtë, ju privoheni nga një sërë përfitimesh shëndetësore që lidhen me të ftohtin, shkruan “Health Line”. Shkencëtarët besojnë se ekspozimi i rregullt në temperatura të ulëta, ndihmon në shkrirjen e dhjamit, në përmirësimin e metabolizmit, në parandalimin e diabetit, si dhe për problemet me mushkëritë dhe zemrën.

Kur ndodheni në një ambient të ftohtë, rrahjet e zemrës rriten, enët e gjakut ngushtohen, frymëmarrja shpejtohet dhe muskujt furnizohen me oksigjen, sipas ekspertëve. Këto procese fiziologjike rregullojnë sistemin kardiovaskular.

Sipas Prof. Wouter van Marken Lichtenbelt të “Qendrës Mjekësore të Universitetit Maastricht”, “pak ftohje në ditë e mban larg mjekun”.

Studimet sugjerojnë ekspozime të thjeshta ditore, si për shembull: ecja gjatë një pasditeje të freskët, veshja me pak rroba gjatë dimrit, hapja e dritareve herë pas here në shtëpi, gjumi në dhomë më të freskët ose dushet e ftohta mund të sjellin përfitime të mahnitshme.

Fjetja në një dhomë gjumi të freskët rrit funksionimin e metabolizmit me 10%.

Ushtrimet dimërore gjithashtu japin një nxitje të fuqishme në shëndetin mendor: në temperatura të ulëta, trupi çliron hormonet që ndihmojnë për të shmangur gjendjet e këqija emocionale gjatë dimrit.