BREAKING NEWS

SPAK arreston dy zyrtarë brenda Drejtorisë së Burgjeve

SPAK arreston dy zyrtarë brenda Drejtorisë së Burgjeve
x
BREAKING NEWS

Nga ndërtimi i pallatit pa leje në qendër të Durrësit te tenderi me vlerë 22 mln lekë, Klodiana Lala zbardh dosjen e plotë që ‘fundosi’ ish-kryebashkiakun Vangjush Dakon

Nga ndërtimi i pallatit pa leje në qendër të Durrësit
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e Kryesisë/ Zbardhen emrat e deputetëve dhe anëtarëve që votuan pro dhe kundër hapjes së garës për kreun e PD

Mbledhja e Kryesisë/ Zbardhen emrat e deputetëve dhe
x
BREAKING NEWS

Taulant Balla u paraqit sot në SPAK, zbulohet arsyeja

Taulant Balla u paraqit sot në SPAK, zbulohet arsyeja
x
BREAKING NEWS

Bashkë me Vangjush Dakon, zbardhen 10 emrat e zyrtarëve që u arrestuan dje nga SPAK

Bashkë me Vangjush Dakon, zbardhen 10 emrat e zyrtarëve që u
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi? Taulant Balla pritet të ‘zbarkojë’ sot në SPAK

Çfarë ndodhi? Taulant Balla pritet të
x
BREAKING NEWS

Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK, Andi Bushati 'zbërthen' reagimin e Ramës: Loja e fjalëve që bëri kryeministri...

Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK, Andi Bushati 'zbërthen'
x
BREAKING NEWS

Arrestimi i Dakos/ Baton Haxhiu zbardh skenarin dhe del me paralajmërimin e fortë: Ja çfarë do të ndodhë me politikanët që kanë dosje penale në SPAK

Arrestimi i Dakos/ Baton Haxhiu zbardh skenarin dhe del me paralajmërimin e
x

Shëndeti

Muaji i Ramazanit, nutricionistja e njohur sugjeron vaktin ideal për t’u ndjerë të lehtë e të ngopur pas agjërimit

Muaji i Ramazanit, nutricionistja e njohur sugjeron vaktin ideal për

Ditën e sotme ka nisur muaji i shenjtë i Ramazanit dhe bota islame ka nisur agjërimin. Ky ritual është një adhurim shumë i rëndësishëm për myslimanët, të cilët e mbajnë për orë të gjata.

Nutricionistja, Anila Kalleshi jep disa këshilla se si të ushqehemi shëndetshëm gjatë muajit të Ramazanit. Ajo ka theksuar se cilat ushqime është mirë që t’i marrim.

“Gjëja që më e rëndësishme që ne të marrim ushqime proteinike, ku flasim për bulmetrat, kosi mund të ishte një produkt shumë i mirë, por gjithashtu edhe karbohidratet, janë ushqime që do të na jepnin energji gjatë gjithë ditës. Pra, për të qënë të përqendruar, për të pasur forcë, duke qenë të kputur, të lodhur, do të merrnim energji. Burimi është shumë i rëndësishëm, nëse ne do të zgjidhnim burime të shëndetshme si kosin pa yndyrë, drithrat pa gluten, do të ishin një vlerë shumë e mirë për të gjithë ne”, u shpreh Kalleshi.

 

Më tej, ajo ka treguar edhe vakt ideal për iftarin dhe syfyrin, i cili do t’i shërbejë të gjithëve agjëruesve.

“Unë do të thoja që mëngjesi do të ishte mirë të fillonte me drithëra integrale, të shoqëruara me proteinat e marra nga bulmetrat, nga veza ndoshta, ose ndonjë smothies për ata që duan të humbasin peshë. Nëse t’i përzgjedh ushqimet e duhura, të mban, frutat e thata psh që kanë acide yndyrore Omega 3 pafund, të cilat të bëjnë të ndihesh i ngopur, gjithashtu përmbajnë zink, magnesë, që na bëjnë të ndihemi shumë mirë.

Për pasditen kur prishet kjo mënyrë e të ushqyerit, do të ishte mirë proteinat e marra nga mishi ose peshku, por gjithashtu do të ishte mirë dhe ushqimet e përditshme që ne konsumojmë si fasulet, bizelet, thjerrzat, bishtajoret. Sidomos për ata vegjetarianët që duan të marrin proteinat me origjinë bimore, do të ishin zgjedhje fantastike. E shoqëruar më pas me sallatëra të ndryshme të bollshme, por gjithashtu edhe me supëra, të cilat bëjnë gjithashtu një shplarje të toksinave që janë mbledhur gjatë gjithë ditës. Duke qenë një vakt i vonshëm, do të ishte mirë që uji të pihej 20 minuta përpara”, këshilloi Kalleshi.