BREAKING NEWS

Meteorologu i njohur paralajmëron ndryshimin drastik të motit: Ja çfarë do të ndodhë me temperaturat në 5 ditët e ardhshme

Meteorologu i njohur paralajmëron ndryshimin drastik të motit: Ja
x
BREAKING NEWS

“Ka ende shpresë!”, Shqipëria ‘shpartallon’ portën e Izraelit, Uzuni realizon një magji të vërtetë (VIDEO)

“Ka ende shpresë!”, Shqipëria ‘shpartallon’
x
BREAKING NEWS

"Mund të vriten dëshmitarë"/ Çfarë po paralajmëron Ervin Karamuço: Skenarët janë shumë të frikshëm, shpresoj të mos ndodhin

"Mund të vriten dëshmitarë"/ Çfarë po
x
BREAKING NEWS

Çfarë po kërkojnë? Forcat policore blindojnë Vlorën

Çfarë po kërkojnë? Forcat policore blindojnë
x
BREAKING NEWS

COVID në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë jep njoftimin e rëndësishëm: Çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

COVID në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë jep
x
BREAKING NEWS

“Lufta e Tretë Botërore ka nisur tashmë”, figura e njohur ruse lëshon alarmin: Katastroftë bërthamore...

“Lufta e Tretë Botërore ka nisur tashmë”, figura e
x
BREAKING NEWS

'Fluturon' përsëri nafta dhe gazi/ Bordi i Transparencës ndryshon sërisht çmimet, ja sa do të shiten karburantet

'Fluturon' përsëri nafta dhe gazi/ Bordi i
x
BREAKING NEWS

Kreu i SPAK paralajmëron arrestime të bujshme në radhët e të korruptuarve, zbulon se prokurorët specialë dhe agjentët e BKH po bashkëpunojnë me 20 skuadra të përbashkëta hetimore nga vendet e BE

Kreu i SPAK paralajmëron arrestime të bujshme në radhët e
x

Shëndeti

Mund ta rrisim edhe në shtëpi, kjo është bima që ka veti të pabesueshme shëruese, forcon imunitetin dhe mbron zemrën

Mund ta rrisim edhe në shtëpi, kjo është bima që ka

Marubi është një bimë e vogël barishtore që i ngjan mentes. Ajo mban emrin botanik Marrubium vulgare.

I përket të njëjtës familje botanike të mentes, madje ka vlera shëndetësore të ngjashme me të, duke u renditur në një bimë të rëndësishme në praktikat tradicionale mjekësore popullore.

Lulet e kësaj bime janë të bardha. Bashkë me gjethet, ato përdoren gjërësisht në nxjerrjen e vajrave esencialë

Bima e marubit përdoret, jo vetëm në mjekësinë popullore, por edhe në gatime të ndryshme.

Disa prej vlerave shëndetësore të marubit përfshijnë: mbrojtjen e sistemit imunitar, parandalimin e zhvillimit të radikaleve të lira.

Gjithashtu trajtimin e diabetit, forcimin e shëndetit të zemrës, qetësimin e inflamacionit, zgjidhjen e problemeve me tretjen, detoksifikimin e trupit dhe zbutjen e kontraktimeve.

Këto vlera e kanë bërë marubin të famshëm në përdorimin si çaj, pasi arrin të qetësojë trupin por edhe mendjen.

Çaji i marubit mund të përgatitet si çdo çaj tjetër i bimëve mjekësore nga gjethet dhe lulet.

Përbërësit unikë organikë të vajit esencial të marubit e bëjnë atë mjaft të famshëm mes ekspertëve dhe praktikuesve të mjekësisë alternative

Një nga përbërësit unikë të kësaj bime quhet marrubin, që ka ndikim të jashtëzakonshëm kundër disa problemesh shëndetësore.

Vlerat shëndetësore të Marubit

Ndihmon shëndetin e zemrës: Studime të shumta kanë zbuluar ndikimin që marubi ka në mbrojtjen e enëve të gjakut, sidomos kundër inflamacionit.

Një veti e tillë përmirëson shëndetin e zemrës në përgjithësi dhe ul tensionin e gjakut.

Mban kolesterolin nën kontroll: Konsumimi në doza të vogla dhe në mënyrë të rregullt i ekstraktit të marubit ndihmon në uljen e niveleve të kolesterolit.

Konsumimi i këtij ekstrakti ndihmon në rikthimin e ekuilibrit të kolesterolit, duke ulur kolesterolin e keq e duke e mbrojtur zemrën nga formimi i trombociteve.

Ndihmon në trajtimin e diabetit

Krahas ndikimit në uljen e kolesterolit, marubi arrin të ulë edhe nivelin e sheqernave në gjak.

Aftësia për të mbajtur sheqernat në nivele normale, e bën marubin një zgjedhje të mrekullueshme për njerëzit që vuajnë nga diabeti.

Largon toksinat nga trupi: Një nga vlerat më pak të njohura të marubit është nxitja e djersitjes. Ajo është e rëndësishme në shumë aspekte. Nëse jeni të sëmurë, djersitja është hapi i parë drejt shërimit, sidomos nëse keni temperaturë.

Djersitja ndihmon edhe në nxjerrjen e toksinave nga trupi, bashkë me kripërat e tepërta, lëngjet, yndyrën dhe substanca të tjera të rrezikshme.

Shuan kontraktimet: Një nga përdorimet më të shpeshta të marubit është pikërisht ndaj kontraktimeve ose spazmave.

Marubi arrin të qetësojë sistemin nervor dhe të parandalojë e shuajë kontraktimet që mund të jenë të rrezikshme.

Çaji i marubit është shumë popullor falë aftësisë për t’i dhënë trupit dhe mendjes qetësinë e munguar.

Mbron sistemin imunitar: Marubi lufton mikrobet dhe bakteret. Kjo veti e bën këtë bimë të nevojshme për mbrojtjen e sistemit imunitar.

Mbrojtja e kësaj shtylle të mirëqenies sonë nga patogjenët e huaj. Rrjedhimisht ul stresin dhe e bën organizmin më të përgatitur për tu përballur me shqetësime të tjera shëndetësore.

Marubi është pjesë e përbërësve të shumë pastave të dhëmbëve dhe pastruesve dentarë, pikërsisht për këtë arsye.

Kujdes: Femrat shtatzënë dhe nënat lehonë nuk duhet të konsumojnë marubin , duke qenë se kjo bimë e fuqishme mund të ketë potencial për të rrezikuar jetën e fëmijëve, ose mirëqenien e fetusit./AgroWeb.org