
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Mungesa e zinkut në trup, zbuloni shenjat që nuk duhet të injoroni asnjëherë

Shkruar nga SOT.COM.AL 20 Nëntor 2023

Zinku është një nga mineralet më të dobishme për shëndetin e sistemit imunitar dhe riparimin e ADN-së.
Pamjaftueshmëria e zinkut prek 2 miliardë njerëz në botë. Por përse është i rëndësishëm zinku?
Zinku është thelbësor për aktivitetin e të paktën 300 enzimave.
Gratë shtatzënë duhet patjetër të kenë kujdes me nivelet e zinkut sepse ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e fetusit.
Trupi duhet ushqyer me zink çdo ditë, thonë shkencëtarët.
A vuani nga pamjaftueshmëria e zinkut?
Njerëzit që janë më të prekur nga kjo sëmundje janë:
– Vegjetarianët dhe veganët sepse zinku përftohet nga burime shtazore.
– Njerëzit që vuajnë nga ulçera, zorra e trashë dhe diarea.
– Ata që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë apo të veshkave.
– Njerëzit e prekur nga diabeti.
– Njerëzit që pijnë shumë alkol.
– Njerëzit që marrin shumë suplementë hekuri.
– Gratë shtatzënë dhe lehonë.
8 shenjat që nuk duhet të injoroni
Nëse nivelet e zinkut janë të ulëta, do të sëmureni më shpesh. Sistemi imunitar ka shumë nevojë për zink të cilat nxisin prodhimin e qelizave të bardha të gjakut.
Këto të fundit janë të nevojshme për të luftuar bakteret dhe viruset.
Zinku ndihmon në parandalimin e inflamacionit që shkakton sëmundje si azma, alergjitë, sëmundjet e zemrës, tumoret, plakja e parakoheshme e të tjerë.
Humbja e shqisës së nuhatjes dhe shijes
Zinku është i nevojshëm për prodhimin e një enzime e cila është jetësore për shqisat e nuhatjes dhe shijes.
Nëse krejt papritur nuk ju shijon asgjë dhe vëreni se keni humbur shqisën e nuhatjes, atëherë duhet të dini që kjo është një shenjë klasike e mungesës së zinkut.
Zinku luan një rol thelbësor në ndarjen dhe rritjen e qelizave. Thonjtë dhe flokët janë të parët që preken nga mungesa e zinkut.
Qelizat që prodhojnë lëkurën, flokët dhe thonjtë kanë nevojë për doza të qëndrueshme të zinkut.
Nëse vini re njolla të bardha dhe çarje të thonjve atëherë me siguri vuani nga mungesa e zinkut.
Puçrat, aknet dhe njollat e lëkurës tregojnë ndër të tjera se trupi nuk ka mjaftueshëm nga ky mineral.
Mungesa e tij përshpejton plakjen dhe rrudh lëkurën. ZInku ndërvepron me vitaminën A dhe së bashku garantojnë një lëkurë të shëndetshme.
Shërimi i plagëve dhe lëndimeve
Zinku është i dobishëm për përshpejtimin e shërimit të plagëve dhe lëndimeve. Në mungesën e tij, qelizat sforcohen dhe nuk rriten siç duhet.
Suplementet e zinkut janë të nevojshme për të përshpejtuar shërimin e plagëve, të çarave apo lëndimeve.
Nëse keni probleme me shikimin, atëherë rishikoni sasitë e zinkut që merrni gjatë ditës. Zinku është thelbësor për sytë.
Së bashku me vitaminën A, përmirësojnë shikimin dhe mbrojnë sytë nga sëmundje të ndryshme që mund të shkaktojnë humbjen e tij.
Humbja e kujtesës dhe mungesa e përqendrimit
Zinku është thelbësor për kujtesën, përqendrimin dhe komunikimin mes nervave në tru.
Studimet kanë konfirmuar se rritja e dozës së zinkut me 50% rrit nivelin e përqendrimit dhe vëmendjes.
Duhet të dini që zinku përthithet më mirë nëse konsumohet me një sërë ushqyesish të tjerë.
Zinku luan një rol të pamohueshëm në kundërpërgjigjen e trurit dhe trupit ndaj stresit.
Shkencëtarët kanë zbuluar se sa më të ulëta janë nivelet e zinkut, aq më i thellë është depresioni tek njeriu.
Kur jemi të stresuar, trupi ka nevojë për ushqyes dhe minerale shtesë për të përballuar implikimet fizike të këtyre emocioneve.
Të dhënat shkencore tregojnë se meshkujt mbi moshën 19 vjeç kanë nevojë për 11 mg zink në ditë, ndërsa gratë kanë nevojë për 8 mg. Gratë shtatzënë kanë nevojë për 11 mg zink në ditë, ndërsa ato lehonë duhet të synojnë për 12 mg zink në ditë.
Nëse e teproni me zinkun atëherë do të përjetoni të përziera, të vjella, mungesë oreksi, dhimbje abdominale, diare dhe dhimbje koke.
Burimet më të mira ushqimore të zinkut
Zinkun mund ta gjeni tek midhjet, mishi i viçit, derrit, kungulli, farat e suzamit, çokollata e zezë, fasulet, spinaqi dhe qiqrat.
Më të lexuarat


Pirja e kafes pasdite duhet të evitohet, ja si ndikon në shëndetin tonë

Nisni sot dhe prisni rezultatet e dëshiruara deri në Krishtlindje! Çfarë është metoda 90-30-50 që propozon dietologia e famshme?

Sot Dita Botërore e SIDA-s, ja çfarë duhet të dini për sëmundjen vdekjeprurëse që po “kërcënon” botën

Çfarë duhet në hani në muajin dhjetor, ushqimet më të shëndetshme të stinës, si t’i përzgjidhni të freskëta

Çaji që djeg dhjamin e tepërt edhe kur qëndroni ulur, sa filxhanë duhet të pini në ditë që të shihni rezultate pozitive

Keni probleme me lëkurën e dehidratuar? Aplikoni 5 truke të lehta për zgjidhje të menjëhershme

Pse nuk duhet t’i injoroni dhimbjet e vazhdueshme të barkut, ja sëmundjet nga të cilat mund të vuani

Nga mishi te bizelet, këto shtatë ushqime që mund t’i ruani në ngrirje pa iu dalë shija

Çfarë duhet të hani për të shmangur gripin dhe ftohjen këtë periudhë virozash

Antibiotikët pa recetë, OBSH ngre alarmin : 30% e popullsisë në Europë i marrin pa kriter, kërcënim për jetën
