BREAKING NEWS

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas ‘bombën’ live nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Ministria po gënjen!

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas
x

Shëndeti

Na e kanë mbajtur të fshehur me vite, ja se çfarë shëron lëkura e kastravecit

Na e kanë mbajtur të fshehur me vite, ja se çfarë

Sot do t’ju tregojë më poshtë se pjesa më e madhe e vlerave të kastravecit gjendet tek lëkura e tij.

Shëndeti i Syve

Lëkura e kastravecit është një burim i mirë i beta karotenit, i domosdoshëm për shëndetin e syve.

Gjysëm racioni me feta kastraveci me gjithë lëkurë ofron 55 njësi të vitaminës A, gjysma e së cilës vjen në formën e beta karotenit.

Kastraveci në tërësi është gjithashtu i pasur me vitaminë C.

Një racion me kastravec me apo pa lëkurë ofron 3.8 gramë të vitaminës C.

Duke qenë se kjo vitaminë nuk ruhet dot në organizëm, njeriu duhet të sigurojë sasi të vazhdueshme të saj.

Vitamina C mbron imunitetin dhe nxit prodhimin e kolagjenit.

Burim Fibre

Lëkura e kastravecit është e pasur me fibër e cila pastron sistemin tretës nga çdo mbetje ushqimore.

Fibra largon konstipacionin, përthith lëngjet e tepërta dhe i nxjerr ato nga organizmi.

Një filxhan me copa kastraveci bashkë me lëkurë ofrojnë 1 gramë fibër.

Vitamina K

Lëkura e kastravecit është e pasur me vitaminë K, e cila aktivizon proteinat e trupit për mirëmbajtjen e kockave dhe zhvillimin qelizor.

Megjithatë, roli primar i vitaminës K është të mirëmbajë qarkullimin e gja.k.ut

Në një filxhan me copa kastraveci me gjithë lëkurë gjenden 49 mikrogramë vitaminë K.

E njëjta sasi e kastravecit pa lëkurë përmban vetëm 9 mikrogram vitaminë K.

Njerëzit që marrin medikamente për hollimin e gjakut, duhet të konsultohen me mjekun për konsumin e ushqimeve me vitaminë K, sepse kjo vitaminë mpiks gja.ku.n.

Pak Kalori

Kastraveci, me ose pa lëkurë, ofron pak kalori.

Ngrënia e kastravecit të shijshëm dhe freskues, rigjallëron organizmin, por nuk ka ndikim negativ tek pesha e trupit.