BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Shëndeti

Ndikimet që ka në shëndet lulja e Xanës

Ndikimet që ka në shëndet lulja e Xanës

Lulet e Xanës janë bukuroshet madhështore që veshin si me qilim malet shqiptare. Të njohura ndryshe me emrin Gjineshtra (lat.Genista Tinctoria), këto lule të pashme e që u japin maleve shqiptare hijeshi vlerësohen lart për përdorimin e tyre në botën e bimëve medicinale.

Krahas bukurisë së tyre, lulet e Xanës kanë një shije të ëmbël, e shpesh herë përdoren si shije e shtuar nëpër ëmbëlsira apo edhe për dekor në servirjen e tyre. Lule Xana apo Gjineshtra është një shkurre e vogël, me degë të holla e të gjata, me gjethe të rralla, të vogla e heshtake, me lule të verdha, në trajtë vileje e me aromë të këndshme, që lidh si frut një bishtajë. Dikur, degët e kësaj bime janë përdorur për të thurur ose për të nxjerrë një fije të fortë.

Që në lashtësi, lule Xana, apo gjineshtra, ka qenë një ndër bimët më të përdorura në mjekësinë popullore për shërimin e një sërë sëmundjesh e problemesh të shëndetit. Kjo bimë është e njohur gjerësisht në përdorimin e saj në lidhje me pastrimin e trupit nga toksinat. Gjithashtu lulet e Xanës janë përdorur masivisht në kurat popullore për shërimin e plagëve në trup, pasi ato ndikojnë në mbylljen e shpejtë të tyre dhe largimin e dhimbjeve gjithashtu.

Po të njëjtat vlera kurative, Xana i shfaq edhe në lehtësimin e dhimbjeve për nervin shiatik. Kjo bimë medicinale përdoret si diuretike dhe si dezinfektuese në sëmundjet e veshkave; pëdoret në edema si dhe në përmirësimin e shëndetit të zemrës.Lulet e Xanës apo të Gjineshtrës ndihmojnë në tretje, ndërsa shërbejnë si laksativ natyral, ato nxisin djersitjen dhe shërbejnë si një diuretik. Gjithashtu, kjo bimë ndihmon në rritjen e vigjilencës dhe energjisë. Ato trajtonë reumatizmat dhe gjendrën e tiroides.

Xana rrit presionin e gjakut, si rezultat nuk duhet të përdoret nga dikush me tension të lartë. Ndërkohë, përdorimi i lules së Xanës nuk është i këshillueshëm për përdorim nga gratë shtatzëna.

Vlerësohet se pjesa e përdorshme si bimë medicinale e Xanës është kryesisht pjesa e përbërë nga bari i lulëzuar dhe i tharë i bimës, e cila është një gjysëm shkurre, e shpeshtë nëpër pyje, shkurreta e kullota.

Receta

Në një enë hidhet një lugë e vogël me bimën e tharë të grimcuara. Më pas shtohet një gotë me ujë të valuar. Përmbajtja lihet në qetësi 15 minuta. Më pas lëngu kullohet. Këshillohet konsumimi i 2 dozave të tilla në ditë.