BREAKING NEWS

Policia del me reagim ZYRTAR për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Tiranë (Zbardhen detajet kush është i kërkuari për masakrën e Lushnjes që i drejtoi armën punonjësit të Shqiponjave)

Policia del me reagim ZYRTAR për ngjarjen e rëndë që ndodhi
x

Shëndeti

Ndjeheni të këputur edhe pas një gjumi të mirë? Mësoni se cilat janë tri arsyet e pazakonta

Ndjeheni të këputur edhe pas një gjumi të mirë?

Shpesh të qenurit të lodhur në punë dhe në aktivitete të tjera ditore na bën të ndihemi keq. Shumica prej nesh dinë se të qenurit i lodhur vjen nga mosngrënia e mëngjesit, mungesa e gjumit dhe lodhja, por këtu di t’ju tregojmë disa arsye të tjera se përse nuk jeni produktivë dhe energjikë.

Konsumimi i pamjaftueshëm i ujit

Nuk ka dyshim se uji është jetik për çdo organ e sistem të trupit. Në të vërtetë, kjo molekulë merr pjesë në çdo funksion e luan një rol të rëndësishëm në mbajtjen në nivele optimale të energjisë suaj. Nëse jeni të dehidratuar, lëndët ushqyese dhe oksigjeni nuk pompohen me efikasitet nga zemra për shkak të mungesës së vëllimit të gjakut. Përfundimisht, kjo rezulton në lodhje e jo vetëm.

Mungesa e hekurit

Qelizat tuaja kanë nevojë për oksigjen për të mirëfunksionuar. Në këtë pikë, një lëndë ushqyese jetike për trupin është hekuri, minerali që transmeton oksigjenin në qelizat e gjakut. Mungesa e këtij minerali bën që qelizat të përballen me mungëse oksigjeni e kësisoj të hasni probleme me përqendrimin e jo vetëm.

Jeta sedentare

Nëse nuk doni të ndiheni të plogësht e të pafuqishëm, thjesht ngrihuni dhe vendosni trupin tuaj lëvizje. Bëni ushtrime kardiovaskulare siç janë ecja e shpejtë dhe vrapimi të paktën tre herë në javë për të rritur nivelet e energjisë suaj.

Kushtojini kohë vetes e në ditët e pushimit tregohuni të zgjuar kur të thoni “PO” dhe “JO” ! Ndoshta duhet të riktheni pak ekuilibër në jetën tuaj.