
Tjetër rrjedhje/ Tronditet Kryemadhi, largohet ish deputeti i njohur i LSI dhe i bashkohet PS, vjen reagimi i fortë i tij: LSI një klub në Tiranë që mbush televizionet me sharje. Eksperimenti i kësaj partie ka mbaruar

Simptomat janë shumë të ngjashme! Ky është ndryshimi mes alergjisë dhe koronavirusit

Shkruar nga SOT.COM.AL 8 Janar 2021

Simptomat e alergjisë, gripit, koronavirusit ose ftohjes, në fazën e hershme, mund të jenë të ngjashme ndaj duhet patur kujdes për të kuptuar dallimin.
Simptomat e alergjisë janë më të lokalizuara
Simptomat më të zakonshme të alegjive sezonale përqëndrohen në zonën e syve, hundës, pra në pjesën e kokës. Ndërkohë koronavirusi prek traktin e poshtëm të frymëmarrjes. Nëse keni alergji mund të keni rrjedhe hundësh dhe tështima, por vështirë të përballeni me dhimbje fyti, kollë, temperaturë, vështirësi në frymëmarrje apo dhimbje muskujsh. Nëse nuk keni probleme me astmën, alergjitë nuk shkaktojnë probleme me frymëmarrjen, dallim ky i rëndësishëm nëse e krahasojmë me Covid-19.
Simptomat e alergjisë janë të lehta dhe përsëriten
Nëse përjetoni simptoma të njëjta vit pas vit, gjasat janë që të keni alergji sezonale. Alergjitë mund t’ju bëjnë të ndiheni të lodhur dhe pa fuqi, por kurrsesi që të qëndroni në shtrat.
Simptomat e koronavirusit mund të përkeqësohen
Dallimi kryesor në këtë pikë është vështirësia në frymëmarrje, temperatur që nuk ulet, pavarësisht medikamenteve, dhe problemeve me muskujt dhe kollën.
Simptomat kryesore:
- kollë
- temperaturë
- vështirësi në frymëmarrje
- lodhje
Simptoma më të rralla:
- ethe
- dhimbje koke
- humbje e aftësisë për të shijuar ose nuhatur
- dhimbje muskujsh
- probleme me fytin
- rrjedhje nga hundët
- të vjella ose diarre
Simptomat kryesore:
- temperaturë ose ethe
- kollë
- dhimbje muskujsh
- dhimbje koke
- lodhje
Simptoma më të rralla:
- tështima
- dhimbje fyti
- rrjedhje nga hundët ose hundë të bllokuara
- të vjella
- diarre
Simptomat kryesore:
- tështima
- hundë të bllokuara
- dhimbje fyti
- dhimbje në kraharor
- kollë
Simptoma më të rralla:
- lodhje
- dhimbje trupi
Simptomat kryesore:
- rrjedhje hundësh dhe/ose hundë të bllokuara
- sy, gojë ose lëkurë e irrituar
- tështima
Simptoma më të rralla:
- vështirësi për të marrë frymë
- gulçim
- lodhje për shkak të pagjumësisë
Më të lexuarat


Zbulon cilat janë 6 gjërat që nuk duhet t’i shtoni kurrë në kafenë tuaj

Si të heqim njollat e pijeve nga rrobat me disa përbërës të thjeshtë

Do të befasoheni! Përse nuk duhet t'i hidhni kurrë bustinat e përdorura të çajit

Do befasoheni nga efekti pozitiv që sjell konsumimi i manderinës! Ja ta përdorni për të trajtuar aneminë dhe mykun në zorrë

Kamomili, si ta përdorni për stomakun, imunitetin, lëkurën

A është gjenetik depresioni? Mjekët zbulojnë faktorët që ndikojnë në këtë sëmundje

Aplikohet lehtësisht, mësoni rreth teknikës japoneze që ju ndihmon të humbni peshë pa marrë parasysh se çfarë hani

Mund të jetoni më gjatë! Mësoni ndryshimin që pëson trupi i juaj nëse hani çdo ditë një spec djegës

Forcon imunitetin dhe largon stresin, mësoni si të përgatisni çajin më të shijshëm që keni pirë ndonjëherë dhe me vlera fantastike për organizmin

Luftojnë ulcerën në stomak, këto janë kurat natyrale me efekte të menjëhershme (Ushqimet që duhet të shmangni)
