Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nëse keni ndërmend të zmadhoni gjoksin, zbuloni njëherë përpara çfarë thonë kirurgët plastikë

Postuar: 13/08/2019 - 22:37

Të gjitha gratë që kanë vendosur të zmadhojnë gjoksin përmes implanteve të silikonit, duket të paralajmërohen për sëmundjen që ndryshe njihet si sëmundja e implantit të gjirit (ose BII). Kirurgët plastikë të shoqatës britanike të Kirurgjisë Plastike Estetike kanë treguar se pacientet duhet të informohen për atë që shkakton, duke përfshirë disa simptoma të përgjithshme që lidhen me ndërhyrjen e kryer në gjoks. Simptomat përfshijnë lodhje fizike, mendime jo të kthjellëta herë pas here, konfuzion, dhimbje në përgjithësi në trup, probleme me imunitetin dhe gjumë të çrregullt.

 
Megjithatë BII aktualisht nuk njihet përmes një diagnoze mjekësore dhe për këtë arsye nuk ka kritere diagnostikuese dhe as protokolle trajtimi.
Ekspertët britanikë thonë se për shkak të shenjave që i kanë përjetuar gra që kanë kryer ndërhyrje të tilla, i kanë shtyrë që të bëjnë më shumë kërkime dhe të njoftojnë gratë në momentin që shkojnë në klinika dhe kërkojnë të kryejnë operacionin.
 
Një nga ekspertet me emrin Nayeen Cavale tregon për Independent se disa prej pacienteve i kanë shkuar duke u ankuar për këto probleme, edhe pse shton se për të nuk ka asnjë kuptim apo shpjegim shkencor: ‘Për këtë duhen bërë studime më të thelluara’.
 
Në fund ajo thotë se ky nuk është një apel që gratë të kthehen dhe të kërkojnë të largojnë silikonin, por të paktën të informohen për shenjat që mund të kenë më pas. Fatmirësisht nuk ka asgjë për t’u shqetësuar sa i përket sëmundjeve kancerogjeneve apo ndërlikimeve të tjera të rrezikshme për jetën.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 06/12/2019 - 14:55

Ato janë të pasura me magnez, kalium, fibër dhe proteinë, të cilat janë shumë të rëndësishme për mbarëvajtjen e funksionit të shumë organeve në trupin e njeriut.

Postuar: 06/12/2019 - 08:47

Imuniteti i njeriut ka nevojë për vitamina, minerale e antioksidantë, të cilat për fat të mirë mu

Postuar: 06/12/2019 - 08:47

Të gjesh kombinimet e duhura ushqimore me qëllimin që të mbash të ekuilibruar nivelet e sheqerit

Postuar: 04/12/2019 - 14:45

Shkencëtarët besojnë se vaksina kundër HIV-it, virusi që e shkakton AIDS-in, mund të jetë në disp

Postuar: 04/12/2019 - 13:49

Sapo temperaturat bien, trupi juaj fillon të ndjejë ndryshimet e para, për të cilat duhet të keni

Postuar: 03/12/2019 - 20:08

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, larja e duarve është gjëja e parë dh