Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nëse konsumoni këto ushqime do të keni sy të bukur dhe të shëndetshëm!

Postuar: 12/09/2018 - 19:09

Është e mundur të mbani shkëlqimin e syve dhe t’i bëni të duken të shëndetshëm nëpërmjet ushqimit të duhur dhe një jete të disiplinuar. Ushqimi luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e syve. Vitamina C, E, A dhe zinku ndihmojnë në uljen e problemeve të syrit me 35%.

Kështu që bëni mirë të merrni antioksidantët e duhur nëpërmjet një diete të balancuar dhe të shumëllojshme.

Ushqimet që duhet të konsumoni:

1. Frutat: sidomos ato të pasura me vitaminë C (portokalle, mango dhe luleshtrydhe)

2. Perimet: karotat dhe spinaqi janë të pasura me vitaminë A

3. Gjeli i detit, pula dhe kosi përmbajnë shumë zink

4. Vitamina E gjendet me shumicë te lajthitë dhe farat e lulediellit

Këshillat që duhet të ndiqni për të pasur sy të shëndetshëm:

1.Përpiquni të flini minimumi 8 orë gjatë natës

2.Bëni stërvitje rregullisht për të ndihmuar gjakun të qarkullojë. Në këtë mënyrë sytë tuaj do të kenë mjaftueshëm oksigjen

3.Pini 8 gota ujë në ditë

4.Mos i fërkoni sytë

5.Mbroni sytë nga dielli me syze të errëta.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 1. Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2018 - 19:38

A e dini se dhimbja më e vogël e dhëmbëve, mund të jetë shenjë e një problemi në trupin tuaj?

Postuar: 20/09/2018 - 18:37

Vegjetarianët jetojnë mesatarisht tetë vjet më gjatë se të tjerët.Polemikat mes vegjetarianëve dh

Postuar: 20/09/2018 - 18:21

Keni vënë re kruarje të tmerrshme “atje poshtë”?

Postuar: 20/09/2018 - 18:11

Dëgjimi i një fishkëllimi të vazhdueshëm në vesh, tringëllimë në vesh, nuk është vetëm i bezdissh

Postuar: 20/09/2018 - 17:54

Shumë prej jush nuk e dinë se kripa sjell përfitime të pabesueshme për flokët tona.

Postuar: 20/09/2018 - 17:44

Shpesh kemi dëgjuar për rastet kur njerëzit kanë shitur organet e tyre në këmbim të parave për të

Postuar: 20/09/2018 - 17:33

A keni blerë ndonjëherë shumë hudhër dhe pastaj e keni hedhur atë, sepse ajo ka qëndruar shumë gj