
“Ku është Arben Ahmetaj?”/ Taulant Balla zbulon çfarë ka ndodhur me ish-ministrin

Në kërkim për skandalin e inceneratorëve, arrestohet Stela Gugallja. Ja në çfarë vendi të botës është ndaluar

Çështja “Rama-McGonigal”, PS pranon kërkesën e PD, zbardhen me shpejtësi detajet e minutave të fundit

Kujt i përkisnin paratë që u grabitën në banesën e Alda Klosit? Ja si përgjigjet avokati i ish-zyrtares

Tërbohet Berisha, zbulon SMS që Yuri Kim i dërgoi bashkëpunëtores së tij pas shpalljes “non grata”, fton militantët të “rrethojnë” Kuvendin dhe dërgon “kamikazë” te shtëpia e Ramës në Surrel

Pas vendimit të Gjykatës për Alda Klosin, reagon menjëherë avokati i saj: Ka pasur një debat të gjatë në këtë seancë. Ja versioni që ka dhënë Rozeta Dobi për herë të katërt

E fundosi pastruesja/ Gjykata merr vendimin për Alda Klosin që iu gjetën mbi 500 mijë euro cash në banesë

Sali Berisha i bindur se “Hamza” Ilir Meta do e tradhtojë sërish, ja pse kreu i “Foltores” nuk do futet në zgjedhjet e 14 majit me logon e PL dhe dera e hapur e pazarit për “non gratin” e lirinë e Shkëlzenit

Nëse nuk dëshironi të vuani nga zemra, hiqni dorë nga sasia e tepruar e këtij përbërësi

Shkruar nga SOT.COM.AL 29 Nëntor 2022

Hedhja e një sasie më të vogël kripe në ushqimin tuaj në vaktin e darkës mund të zvogëlojë rrezikun e një vdekjeje të hershme, sipas shkencëtarëve. Një studim i ri i botuar së fundmi, sugjeroi se heqja e këtij zakoni mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe atakut me një të pestën. Studiuesit gjurmuan gati 200,000 britanikë të moshës nga 30 deri në të 70-at për gati një dekadë.
Sëmundjet e zemrës dhe të qarkullimit të gjakut shkaktojnë një të katërtën e të gjitha vdekjeve në MB, që është më shumë se 160,000 vdekje çdo vit ose një në çdo tre minuta.
Ata vrasin rreth 900,000 amerikanë çdo vit. Konsumimi i tepërt i kripës është një faktor rreziku sepse çon në mbajtjen e ujit në gjak, gjë që ushtron presion mbi enët tuaja të gjakut. Kjo rrit presionin e gjakut dhe nga ana tjetër, rrit rrezikun e një ataku në zemër ose goditjeje në tru.
Studiuesit në “Tulane University” shikuan të dhënat shëndetësore të 176,570 britanikëve, për të parë se nga vinte rreziku. Në fillim të provës, asnjë nga pjesëmarrësit nuk vuante nga komplikimet në zemër. Ata u monitoruan mesatarisht për gati 12 vjet.
Rezultatet e publikuara në “Journal of the American College of Cardiology”, treguan se kishte pothuajse 10,000 raste, përfshirë edhe goditjet në tru. Analiza tregoi se pjesëmarrësit që shtonin kripë në ushqimin e tyre më rrallë kishin më pak gjasa të vuanin nga një ndërlikim i zemrës.
Ata që kurrë ose rrallë e shtonin kripën kishin 23% më pak gjasa të vuanin nga një problem kardiovaskular, krahasuar me ata që raportuan se e shtonin gjithmonë atë. Profesor Lu Qi, një profesor në “School of Public Health and Tropical Medicine” në “Tulane University” në New Orleans, thotë:
Në përgjithësi, ne zbuluam se njerëzit që hedhin kripë shtesë në ushqimet e tyre shpesh kishin probleme kardiovaskulare. Kur pacientët kombinojnë një dietë të shëndetshme me një sasi të vogël të shtimit të kripës, ata kishin rrezikun më të ulët të sëmundjeve të zemrës.
Udhëzimet e “National Health Service” thonë se të rriturit duhet të hanë jo më shumë se 6 gram kripë në ditë dhe fëmijët duhet të kenë edhe më pak. Ekspertët thonë se duhet të kontrollojmë edhe etiketat e ushqimeve kur i blejmë për të ndihmuar në uljen e sasisë së kripës në ato që ne konsumojmë.
Më të lexuarat


Të zgjatë jetëgjatësinë! Ky ushtrim këshillohet për të gjithë personat që vuajnë nga hipertensioni

Kujdes, mos neglizhoni! Nëse vuani nga zemra, ja çfarë të bëni kur është ftohtë

Kardiologët pohojnë: Nëse e vëreni këtë simptomë kur jeni të shtrirë në shpinë, zemra nuk punon mirë

Shihni ëndrra të këqija? Kujdes, mund të tregojnë rrezikun për t’u prekur nga kjo sëmundje

Djalë apo vajzë? Sipas shkencëtarëve ushqimi i nënës ndikon në gjininë e foshnjës

Hani këtë frut në mbrëmje dhe do të bini në gjumë më shpejtë

Ndiheni të uritur gjatë gjithë kohës? Ja cilat janë ushqimet që duhet ti përfshini në dietën tuaj

Do të shpëtoni njëherë e mirë! Me këtë truk të thjeshtë, sytë nuk do t’ju lotojnë kur të grini qepën

Zbuloni cilat janë 6 mënyrat e shëndetshme për t’u zgjuar në mëngjes pa ndihmën e kafes

Sa ujë duhet të pini në ditë në varësi të moshës tuaj?
